NGA LEONARD CARCANI – STUDIUES

JA SI U SHPËRNGULËN SHQIPTARËT NGA TROJET E TYRE
(Pas dyndjes së sllavëve në trojet ilire një pjesë e popullsisë vendase u dynd drejt jugut)

Me një akt perandorak, rreth vitit 1081 një pjesë e kësaj popullsie u vendos drejt Thesalisë. Një pjesë e popullsisë u vendos me ftesë të princave.

Në vitin 1425 gjejmë të dokumentuar një zbritje tjetër massive të Shqiptarëve në territoret e Peloponesit. Për këtë rast studiuesi grek, Biri, na bën të njohur se përllogaritja e përgjithshme e numrit të popullsisë shqiptare vendosur në këto zona duhet të jetë 22 mijë vetë.

Veç territoreve të Peloponezit zonë tjetër është ajo e Atikës. Në vitin 1379 Dukati i Athinës i tërheq vëmendjen një person, Dhimitër Rendi. Rreth Beotisë shqiptarët u vendosën në 30 fshatra si: Qirjaqi, Zerki, Zagara, Mazi.

Edhe në vetë periferinë e Athinës gjendej një numër fshatrash.

Me interest ë veçantë është dëshmia që na bie konsulli anglez Pukëvili. Ai ndër të tjera shkruan se në Athinë banojnë 4000 arvanitë, 3000 grekë, 3.000 turq. Arvanitë kishte në Qipro, Kretë etj

Në arkivat shtetërore venedikase “Documenti greci” gjendet nje fond i përbërë nga 93 letra të shkruara nga tregtarë të qyteteve Kostur, Selanik, Berat, Kavajë.

Si pasojë e shpërnguljes nga veriu, i shhqiptarëve, shumë troje në Greqinë e shek XV u bënë territore thjesht shqiptare:

Kështu në Peloponez jetonin rreth 290.000 shqiptarë
Në Peloponezin verior nga 195 fshatra rreth 150 fshatra ishin shqiptare.
Në rrethinat e Korinthit nga 20 fshatra, 15 ishin fshatra shqiptare
Thesalia kishte 30.000 shqiptarë
Thesalia veriperëndimore kishte 15 fshatra shqiptare nga 25 gjithsej.

Shqiptarët në Thesalinë e atëhershme ishin të dytët pas kuçovllehëve.

Nga periudha e emigrimeve të mëdha në shek. XIV llogariten 150 mijë vetë, në zonën prej Moresë, Atikës, Thesalisë, numri 150 mijë arvanitas ishte i madh.

Gjithashtu arvanitas ose arbëreshë të hershëm shtriheshin në Atikë, Beoti, Lokridë, Eubesë, Korinth, Ahaisë, ishujve të Saronikut, Hydra, Specia, Argolida, Mesenia.

Në qendrën e Greqisë në Athinë, në shek e 17-të rreth 40% e popullsisë ishte shqiptare. Në ishujt e Jonit 30% e popullsisë ishin shqiptarë. Ishujt e Egjeut si Salamina, Rodos etj ishin shqiptarë. Shumë prej tyre si Rodosi ishin deri në shek. 19-të, shumë të tjerë si Eueba vazhdojnë të jenë edhe sot.

Puna e Patriarkanës së Stambollit bëri që popullsia e këtyre zonave në shek XIX të asimilohej. Në shek XVII-XVIII në dy krahinat e Moresë, bardhuinët e Lakonisë dhe lalët e Elidës u islamizuan.

Në Peloponez 360 fshatra do të ishin arvanite dhe në Greqinë Qendrore 177 fshatra. Në fakt në këtë shekull e më vonë vazhduan shp, ërnguljet e shqiptarve. Megjithse populli ynë dha ndihmesën e tij në fitoren e revolucionit grek të vitit 1821-1822 që kishte pasojë fitoren e lirisë të këtij populli, fatk, eqësisht qarqet shoviniste të këtij vendi dhe politikanët që erdhen në fuqi iu përgjigjën popullit tonë me të njëjtën monedhë. Kur greqia u shpall e pavarur 50% e popullsisë së saj ishte jo greke dhe 20 vjet më vonë në të ngeli një pakicë e vogël. Nga rreth 30% që ishte popullsia arvanitase në vitin 1821, më 1860 përbënte rreth 1/6 e popullsisë.

Bardhylët dhe Lalët si myslimanë që ishin pasi u krijua shteti grek shkuan në thesali dhe më pas në Kailaria, pasi Thesalia i kaloi Greqisë në vitin 1881.

Më poshtë po japim disa të dhëna, lidhur me shtrirjen e arvanitëve në mes shek XIX:
Atika 30 mijë
Beotia 25 mijë
Fokida 5 mijë

Specia 10 mijë
Euebe 25 mijë
Andros 6 mijë
Poros 25 mijë

Korint 15 mijë
Arkadi 10 mijë
Hidra 12 mijë
Specia 10 mijë
Total 173 mijë

Shqiptarët do të kontribuonin në pavarësinë e greqisë me këta heronj: Marko, Noti e Kostandin Boçari, Tutza, Zavella, Chrisos, Cundurioti, Tombasi Gura, Griva, Zeivati dhe Miaulis

Llogariten rreth 1 milionë grekë me origjinë arvanite në vitin 1920 sipas lumo Skëndos.

Pasi greqia u krijua si shtet, filloi politikën asimiluese ndaj arvanitasve ortodoksë dhe shp, ërnguli me dhu, në arvanitasit myslimanë që jetonin në Peloponez u shp, ërngulën në Thesali.

Për projekte afatgjata në vitin 1844 u hartua platforma e Megalidhesë. Sipas kësaj platforme shteti i vogël grek do të shtrihet në kufijtë e perandorisë mesjetare Bizantine. Çdo ortodoks që jetonte në Ballkan dhe ishte i besimit të patriarkanës do të konvertohej në grek sipas kësaj teorie

Në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit shteti grek iu dha rajoni i thesalisë së bashku me kazanë e Artës. Filloi edhe këtu shp, ërngulja e myslimanëve dhe asimilimi i arvanitasve ortodoks apo arumunëve si dhe shp, ërnulja e myslimanëve të Artës apo asimilimi i shqiptarëve ortodoksë

Fundi i shek XIX dhe fillimi shek XX do i gjenin çështjet nacionale në Ballkan të përplasura fort rajonin e Maqedonisë

NGA LEONARD CARCANI – STUDIUES/Naishtedikur.info