FRANCË– Stilisti shqiptar, Festim Isufi gjatë paraqitjes së punimeve të tij në Javën e Modës në Paris, ka nderuar dhe të ndjerën, Nexhmije Pagarusha.
Në një koleksion mahnitës me fustane dhe jumpsuite, stilisti ka zgjedhur që kryeveprën e tij të fundit, një fustan nusërie, ta shoqërojë nën tingujt e muzikës së famshme të ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Me këngën “Baresha” në sfond, Java e Modës në Paris mori një kuptim të veçantë, pasi modelja parakaloi në sfilatë me një fustan madhështor qëndisur nga stilisti me origjinë nga Kosova.

R.L/Dosja.al