Ai shpesh është bërë lajm për jetën e tij private dhe admirimin e tij legjendar për gratë e bukura: në film ai ka joshur, ka përqafuar dhe puthur disa nga më të mirat, të tilla si Claudia Cardinale, Gina Lollobrigida, Brigitte Bardot dhe Jeanne Moreau. Por në jetën reale ai ka pasur marrëdhënie me disa prej tyre, tha ai në një intervistë të fundit. Thuhet se ka qenë dashnori i të gjitha aktoreve, por nuk ishte e vërtetë, përveç një përjashtimi: Ursula Andress.

Aktorja, e cila tani është 82 vjeç, ishte një “tigër zvicerane” hiper-dinamike, tha Belmondo në intervistën e tij me revistën “Madame Figaro”. Aktori e takoi gjatë filmimit të “Man of Hong Kong” të Philippe de Broca, në vitin 1965. Marrëdhënia me vajzën e parë Bond zgjati shtatë vjet, shtoi Belmondo, i cili ka qënë I martuar dy herë. Dhe kjo ishte një marrëdhënie shumë intensive.

Në mesin e atyre, të cilat nuk i kanë kushtuar vëmendje pavarësisht buzëqeshjes së tij legjendare është Brigitte Bardot, një seks simbol e viteve ’50 dhe ’60, ndoshta për shkak se qasja e tij nuk ishte pikërisht “galante” apo origjinale. Ai u takua me Bardot në filmimin e “E vërteta” në vitin 1960, dhe ajo ka I rezistoi “charmit”  të tij, pavarësisht se ai i kishte “prekur” gjoksin shpesh, siç është shprehur i papërmbajtshëm në fillim të vitit të kaluar në programin televiziv “The Grand Journal “.

Ai pranoi se kishte provuar deri në katër herë, por pa rezultat. Avancat e tij janë më poetike në kujtimet e tij, të botuara në vitin 2016 (“Një mijë jetë më mirë se një”), në të cilën ai thotë se Bardoti i ka rezistuar të gjitha armëve bindëse të joshjes. Në librin, Bébel, ashtu si francezët e thërrasin me dashuri, ai merr në analizë jetën dhe karrierën e tij.

Prod DB ©ÊCELAP-Iena / DRLA VƒRITƒ (LA VERITE) de Henri-Georges Clouzot 1960 FRAtest avec Brigitte Bardot et Jean-Paul Belmondo (qui ne sera pas retenu)tournage, direction d’acteur,

Dhe sheh ende nga e ardhmja. Brenda pak javësh, Belmondo do të kthehet përpara kamerës, siç u zbulua në fillim të shkurtit nga gazeta “Le Parisien”, pas javëve me thashetheme. Do të jetë filmi “Le coup de chapeau”, nga Fabien Onteniente, një komedi në të cilën Belmondo do të jetë protagonist.

Filmi i fundit që ai luajti ishte në vitin 2008: atë vit ai interpretoi “Homme et son chien” nga Francis Huster në rolin e një plaku të vetmuar. Ishte kthimi i tij në set, shtatë vjet pasi kishte vuajtur një iktus të rëndë në Korsikë në vitin 2001. Ai u ringjall në sajë të shpirtit të tij të madh luftarak, tregoi për revistën “Madame Figaro”. Ju deshën dy vjet që të mund të fliste përsëri, tha ai. Kjo është arsyeja pse ai është i bindur se vullneti mund të arrijë shumë gjëra, jo vetëm në kinema.

Belmondo është bërë një nga aktorët më të njohur falë vetë-besimit të tij, burrërisë së tij dhe buzëqeshjes së tij të djallëzuar. Drejtorët si François Truffaut, Louis Malle dhe Claude Sautet e donin këtë artist në xhinse dhe xhaketë në disa prej filmave më të mëdhenj të tyre. Së bashku me Alain Delon ai u bë një nga aktorët më “kameleonë” në historinë e kinemasë evropiane, duke eksperimentuar me zhanret nga më të ndryshmet.

85 vjeç, Belmondo ka një karrierë që të lë pa frymë, me pothuajse 100 filma dhe mbi 40 role teatrore. Interpretimet në filma të tillë si “Dy Gratë” nga Vittorio De Sica me Sofia Loren, “Gruaja është grua” nga Jean-Luc Godard, “Çakalli”, nga Jean-Pierre Melville dhe “Peur sur la ville” nga Henri Verneuil, e kanë bërë një figurë kult në kinemanë franceze.

Belmondo ka mahnitur audiencat në filma aventurë si “Cartouche” (1962) ose “Rio Man ” (1964) si dhe në filmat aksion, në të cilat zakonisht nuk mbështete në duplant për skenat akrobatike dhe të rrezikshme. Sepse ai ka qenë gjithmonë një guximtar i shkathët

Dhe në të vërtetë karriera e tij kishte filluar si kështu, si një zemërthyes, guximtar dhe rebel. Në vitin 1959, Jean-Luc Godard i dha atij në moshën 26 vjeçare, rolin kryesor në ‘Breathless’/Deri në frymë të fundit, e cila u bë një kryevepër e “Nouvelle Vague” dhe e transformoia aktorin, i cili deri në ate kohë luante kriminelin  e voglël Michel, në një nga yjet më të shndritshëm të kinematografisë.

Burimi: 360grade.al