Mbi një shtylle në rrugë, ma tërhoqi vëmendjen një njoftim, ku shkruante:

“Më kanë humbur 20€, ju lutem nëse i gjeni m’i ktheni sepse nuk kam asgjë për të ngrënë. Adresa: ….

Vendosa të shtirem sikur i kam gjetur dhe u drejtova drejt adresës së shënuar. Iu afrova derës, trokita. Në derë u paraqit një grua e moshuar. Në shikim e pashë se ishte e sëmurë.

“Më falni, unë i kam gjetur paratë që i keni humbur”, i thash dhe zgjata dorën t’ia jepja 20€.

“Ju jeni personi i dymbëdhjetë qe e bëni këtë”, tha gruaja me lot në sy. “Ju lutem griseni atë njoftim në shtyllë.

Unë nuk e di se kush e ka vendosur aty. Por, solidariteti juaj më ka mbushur plot shprese dhe më ka bërë që jetën ta shoh me optimizëm.”