Ai pati një jetë të ëmbël, por një fund pikllues. Jetoi i rrethuar me pasuri, famë e bukuroshet e Holivudit, por vd, iq në vetmi. Stan Dragoti ishte i vetmi shqiptaro-amerikan që depertoi në Holivud si regjisor. Biri i një emigranti shqiptar nga Dragoti i Telepelenës, arrijti të bëjë realitet shumë ëndërra të tij.Aq sa u njoh për filmat, u njoh e admirua edhe si mëshkull me pamje atraktive, elegance, sharm e bukuri mëshkullore, e cila ngacmoi zemrat e bukurosheve të Holivudit.

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Filmat e tij më të njohur janë “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), pastaj” Mr Mom” dhe “ Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi. “She’s Out of Control,” më Tony Danza e Catherine Hicks. Punoi edhe filma dokumentar, kurse filmi reklamues “I Love New York” i solli miliona, atij e Nju Jorkut dhe ia bëri vendin në elitën e Holivudit. Në vitet e 80-ta kur Nju Jorkun e kishte kapluar kr, imi e kriza ekonomike, kishte rënë vizita e turistëve. Qyteti vendosi të investoi në reklamë dhe në këtë konkurs fitoi Stan Dragoti i cili më filmin e tij, ia ngjalli emrin e shkelqimin qytetit. Ky skenar, më vonë u realizua edhe si shfaqje në Broadway. Një sukses tjetër qe ia hapi dyert e Holividit ishte filmi “Di, rty Little Billy,” në të cilin punoi sëbashku me Mery Wells Lawrence (1972) si koskenarist dhe regjisor i filmit.

Ndonëse Gjon Belushi mund të çmohet si shqiptaro-amerikani më i popullarizuar në Holivud, në fushën e filmit, Stan Dragoti është një figurë më komplekse dhe më gjurmë më të thellë në filmin holivudian. Nga kjo prizmë, ai mund të konsiderohet shqiptaro-ameriknai më i madh i Holivudit, anipse në botën shqiptare nuk është percjellë puna e tij deri në vitet e fundit.

Stan Dragoti, edhe jetën private e kishte si një film. Të pasur me dritë e shkelqim, por edhe kriza e errësira. Disa detaje nga jeta e tij akoma kanë mbetur të panjohura. U martua tri herë, u dashurua shumë herë dhe deshprua disa herë. Studijoi artet vizuele , punoi soi llogaritar, dhe gadi rastësisht hyri në film. Dragoti ishte i popullarizuar jo vetem për filmat e tij po edhe për pamjen e tij, veshjen, sharmin e buzëqeshjen qe ebënin të dashur e të admiruar posaçërisht nga bota femrore. Lidhejt e tij me aktore, modele e personalitete të shou-biznisit amerikan u bënë temë e tabloidëve, shtypit, televizionit dhe krijuan një figurë të dytë të Dragotit, atë të një Kazanove modern. Nga shumë lidhje me femra të njohura më turbulluese ishte ajo me aktorën e modelën Cheryl Tiegs me të cilën një kohë ishte i martuar. Ishte kjo gruaja e dytë e Dragotit. Ndarja prej sajë, i shkaktoi dhëmbje, të cilat, siç ka deklaruar Dragoti e futën në botën e dr, ogës.

Ndonëse me origjinë nga Shqipëria, gjatë komunizmit nuk ju lejua vizita në atdheun e prindërve. Mirëpo, udhëtoi për Europën Qëndrore, por ky udhëltim i parë në Europë do të i sjellë një episodë të keq i cili do të ja njollosë biografinë. Në vitin 1979 Stan Dragoti udhëtoi për Europë, në festivalin e Kanës për të prompovuar filmin e tij “She’s Out of Control,” (Ajo është e pa kontrolluar). Në rrugë për në Francë, Dragoti arr, estohet në aeroportin e Franfurtit në Gjermani për shkak të posedimit të dr, ogës 20 gramëshe. Në vend se në Festivalin e Kanës, Dragoti do të kaloi dy muaj në bu, rgun gjerman. Ndoshta do të ,mbetej aty edhe më gjatë sikur gjykatësi të mos pezullontte procesin. Sipas ligjeve në fuqi, Dragoti mund të dë, nohej deri në 10 vjet bu, rg. Para trupit gjykues, Dragoti pranon gabimin the thot qe kishte rënë nën ndikimin e dr, ogës nga dhëmbja qe i kishte shkaktuar gruaja Cheryl Tiegs e cila e kishte lënë pas 9 vitësh martese dhe kishte ikur me fotografin Peter Beard. “Nuk isha mjaft i fuqishem për ta përballuar këtë tra, dhëti…” deklaron Dragoti. Duke i dëgjuar këto fjalë të Dragotit, gjykatësi vëndosë ta anulojë gjykimin: “Ky njeri ka bërë kr, im, por ky nuk është kr, iminel” deklaron gjykatësi.

Lajmi mbi arr, estimin e Dragotiti në Gjermani kishte vershuar shtypin e Holivudit. Me qindra letra përkrahëse nga adhuruesit kishin arrijtë në adresë të gazetave të ndryshme e disa edhe në Gjermani. Nga Amerika, për në Gjermni kishin udhëtuar edhe dy producentëtë e tij, madje edhe ish bashkëshortja.

Pas lirimit nga bu, rgu, Dragoti mëson për një befasi tjetër. Njeriu i cili e kishte ndihmuar lirmin e tij nga bu, rgu, ishte pikërisht ish-gruaja, të cilën ky e akuzoi në gjyq për pasoja të shkaktuara dhe varëshmërinë nga dr, oga. Is bashkëshortja Sheryl, madje kishte angayhuar avokat të posaçem nga Amerika për të ndihmuar regjisorin e bu, rgosur. Dragoti, në atë kohë 46 vjeçar, tani ndryshon mëndimin për ish-gruan. “Ajo është e mrekullueshme. Asajë i kam borgj lirimin nga bu, rgu.” Sapo arrinë në aeroportimn e Los Angjelosit, Dragotin e pret befasia e radhës. Ish gruaja e cila e kishte lënë, por e kishte ndihmuar pët të dal nga bu, rgu, me lot në sy, i hidhet në qafë për ta përqafuar. Dragoti për disa ditë harron gabimet e sajë dhe të vetat, dhe kalon një javë dashurie më te, sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Megjithëkëtë, plagët e dashurisë së Dragotit nuk sherohen, sepse Sheryl, disa ditë më vonë fluturon për Afrikë për të ju bashkuar serish dashnorit të sajë fotograf, i cili po xhirnte një film atje.

Ndarja nga Sheryl, i mbeti vrragë e perhershme. “Duke i parë prindërit e mij sa të lumtur ishin në martesë, unë gjithnjë kam besuar qe martesat janë të perjetshme, të suksesshme, deklaron ai në një intervistë. Kishte qenë i gabuar ky gjykim i imi.” Kolegët, miqët e bashkëpunëltorët e Dragotit, të gjithë ishin befasuar me lajmin për arr, estimin e tij për shkak të dr, ogës. Ata e dinin si njeri shumë të diciplinuar i cili asnjëherë nuk e kishte perdorë këtë substancë narkotike, madje nuk e pinte as duhanin, ndaj, ishin shokuar.

Si për ironi, pikërisht në kohen e bu, rgosjës në Gjermani, në Amerikë ringjallet kariera e Stan Dragotit. Arrijnë oferte për projekte të reja,dhe kështu Dragoti i cili kishte menduar se kariera e tij po përfundonte, serish gjëndet në rrugë të suksesit.

Femrat e bukura do të vazhdojnë të ndikojnë edhe me tutje në jetën e Dragotit. Nga një djal i turpshem dhe i ndrojtur ai ishte shënduarr edhe në seks simbol. Por vitet e arta djaloshare të Dragotit do të kalojnë, dhe ai do të martohet edhe një herë, tani me Jolandën. Mirëpo, nuk la pasardhës. Pavarësisht nga kujdesi qe deri në momentin e fundit tregoi Jolanda, ai ndihej i vetmuar pa famen dhe shkelqimin e Holivudit. Perjetoi një perfundim pikllues të jetës. Viteve të fundit u angazhua dhe hyri thellë në jetën e aktivitetet e komunitetiti shqiptar të Nju Jorkut. Kudo e ftonin, nuk pertonte të merrte pjesë. Arrijti të shoqërohjej më tepër me fotografin Fadil Berisha, e një kohë madje edhe me këngëtarën Parashqevi Simaku. Stan Dragoti, tani i moshuar sikur e rizbuloi për herë të dytë Shqipërinë në Nju Jork. Ishte i befasuar me pritjen e respektin që i bënin shqiptarët, por i pikëlluar pse nuk i kishin mbetur shumë vite për të u kënaqur në shoqërinë e tyre. Më heret, Holivudi e kishte izoluar nga bashkëkombasit, kurse tani qe ishte i rrethuar me ta, prej tyre do ta ndante sëmurja. Ndërroi jetë në korik të këtij viti (2018) në moshën 85 vjeçe.

Shqipëria, e cila e kishte harruar, dhe Kosova e cila nuk e njihte, me vonesë të madhe e zbuluan Stan Dragotin. Ish Presidenti Nishani i ndau titullin Nder i Kombit. Pas Lu, ftës së Kosovës, Dragoti vizitoi Prishtinën, ku prezentoi një projekt. Fatkeqsisht, nga fjalet e mëdha dhe premtimet e Prishtinës dhe Tiranës, nuk doli asgjë. Gjatë Lu, ftës së Kosovës, Dragoti kishte ndihmuar në lobimin medial të Kosovës në disa gazeta nacionale amerikane. Stan Dragoti, regjisori i vetem shqiptar i Holivudit mbylli sytë, por hapi një kaptinë shqiptare në Holivud…Për ata që duan të mësojnë dhe për ata qe duan të përfaqsohen në mekën e Filmit. Jeta e tij, ishte plot lule e hidhëra. Ai i shijoi dhe përballoi – të dy shijet…

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

H. Dukagjini

Burimi: Albumi Akordet e Kosoves

Postimi Origjinal: