Poezi e shkruar nga Teodor Keko

Ja ra mbrëmja, ti s’je më,
Ku ke shkuar, unë s’e di!
Ne u prishëm për hiç gjë,
Edhe gjatë, do mbajmë mëri…

Dhe kështu, gjersa një ditë,
Të na thotë jeta “Harro!”
Në do kthehemi ne përemra,
Unë “Ai” dhe ti ” Ajo” .

Do harrohen telefonat.
Sytë tanë do thahen pellgjeve,
Si prelud do bjerë nga qielli,
Një dëborë, zbokth i reve…

Por s’do bëhemi qaramanë:
“Eh, m’u thye mua ëndrra!”
Sytë tanë kur të takohen,
S’do të kenë urrejtje brenda.