Nga Ervis Iljazaj

Pas sulmit te, rrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 11 shtator 2001, shoqërinë amerikane e kaploi frika dhe pa, siguria e momentit dhe e së ardhmes. Presidenti i asaj kohe,  Xhorxh Bush, përvecse të qante humbjet dhe të përballonte momentin, duhet të dilte dhe të qetsonte popullin e tij edhe për të ardhmen. Mirëpo në këto raste, sic dihet, është vështirë të japësh mesazhe për një mase të madhe njërzish të friksuar dhe në gjendje psikologjike të rënduar, qofshin këto shoqëria më e pasur dhe më e zhvilluar e botës. Për ta bërë këtë, Xhorxh Bush telefoni një mik dhe këshilltar të tij dhe e pyeti pikërisht se cfarë të thoshte. Miku i ti i nga ana tjetër e telefonit i dha këtë këshillë ‘’ thuaj qytetarëve të tu të konsumojnë si më parë’’.

Duket si një frazë e pakuptimtë për ato caste, por në  fakt është mjaft domethënëse. Konsumoni si më parë, do të thotë që jeta të vashdojë njësoj. Sepse e vetmja mënyrë për tu bërë ballë fatkeqësive është rikthimi në normalitet, sidomos rikthimin në normalitet i mekanizmit ekonomik. Pa këtë mekanizëm cdo gjë tjetër ndalet dhe përkeqësohet. Pa vashdim të procesit ekonomik nuk i bëhet dot ballë asnjë fatkeqësie dhe asnjë të ardhme, që në këto raste nga tra, umat psikologjike të masave rre, zikon të vihet në rre, zik.

Për të tilla mesazhe ka nevojë edhe shoqëria shqiptare sot, të cilat fatkeqësisht asnjë shtetar nuk ja ka dhënë deri më tani. Në këtë kuptim, për shkak të frikës së madhe dhe pasigurisë që paraqet e ardhmja në këto raste, rrezikohet një  ngujim shoqëror në të gjitha drejtimet,  gjë e cila do ti bënte edhe më të vështira ditët, javët dhe muajt që do të vijnë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm  se tërmeti i 26 nëntorit përvecse jetëve të pafjshme që mori dhe futi një komb të tërë në zi, do të ketë një kosto të madhe shoqërore dhe ekonomike në të ardhmen.  Mirëpo, për arsye tërësisht meskine politike, askush deri më tani nuk ka guxim ti thotë të vërtetën në sy shqiptarëve. Përkundrazi, politikanët dhe qeveria jep siguri të plotë për përballimin e kësaj krize, a thua se nuk e dinë shqiptarët se cfarë strukturash shtetërore kemi, se cfarë politikanësh , apo se cfarë buxheti kanë në dorë qeveritë shqiptare, dhe këtu nuk bëhet fjalë për qeverinë e momentit, por për të gjitha gjatë 25 viteve të fundit.

Ajo që duhet të bëjë qeveria e sotme, është ti flasi opinionit publik të vërtetën dhe ta përballojë këtë sfidë me dinjitet, pa u merakosur nëse kjo e vërtetë i rre, zikon pushtetin apo jo.

Në këtë kuptim krizën ekonomike dhe shoqërore që kemi përpara shoqëria shqiptare nuk duhet ta rëndojë edhe më shumë me sjelljen e saj. Mënyra më e mirë për ti bërë ballë asaj dhe për ta lehtësuar është rikthimi në normalitet. Prandaj shqiptarët duhet të jetojnë, punojnë dhe konsumojnë si më parë. Sepse në raste të tilla ka tendenca që një shoqëri të fri, kësohet, të jetë pasive apo më e kujdeshshme sec duhet, sjellje të cilat kanë efekte negative për të ardhmen.

Pra, rikthimi në normalitet është ilaci më i mirë për të reduktuar sadopak efektet e një fatkeqësie të tilë. Por kjo nuk do të thotë që të lërë mënjanë kontrollin ndaj qeverisëdhe mënyrës se si ajo menaxhon këtë situatë. Kjo nuk do të thotë indiferencë ndaj fatkeqve, përkundrazi, është ndihmë ndaj tyre dhe të ardhmes së shoqërisë shqiptare. Ideja e së ardhmes duhet të jetë më e fortë se cdo fatkeqësi, në të kundërt një shoqëri merr fund.

Por, për ta përgatitur një shoqëri për këto sfida dhe për ta orientuar, ka nevojë gjithmonë për udhëheqës të përgjegjshëm dhe të mencur, e jo udhëheqës që në një mënyrë apo në një  tjetër janë shkakau i këtyre fatkeqësive.

Akoma shoqëria shqiptare e mbërthyer nga pa, niku dhe ankthi nuk është e vetëdijshme se kostot e këtij tërmeti janë shumë të mëdha dhe do të rëndojnë mbi shpinën e tyre. Por, ndonjëherë këto fatkeqësi shërbejnë edhe si moment rifillimi nga e para , pse jo dhe zhvillimi për të ardhmen, varet nga menaxhimi i situatës. Ky moment do të shërbeje ose për ti dhënë zgjidhje përfundimtare disa problematikave shqiptare, ose ka për ta cuar vëndin në një krizë të thellë. Shpresojmë që të ndodh e para. /Gazeta Liberale