“Nuk është aspak e vërtetë që njeriu shtyhet drejtë së mirës etike nga dëshira për lumturi; përkundrazi, vetë koncepti i lumturisë, dhe dëshira për ‘të, zhvillohen nga natyra etike e njeriut. Kështu, nuk është e vërtetë se ajo që na bënë të lumtur është e mirë; përkundrazi: vetëm ajo që është e mirë na bënë të lumtur. Pa dimensionin etik nuk është e mundur asnjë lumturi.

Sigurisht që pa këtë dimension dhe ndonjëherë në kundërshtim me të, janë të mundura disa përvoja të pëlqyeshme, dhe arsyen për këtë do ta shohim kur ti vijë koha; por këto përvoja nuk përbëjnë lumturinë, dhe shpeshherë bien në kundërshtim me të.

Qëllimi final i njeriun është të nënshtrojë çdo gjë që nuk përmban racionalitet dhe ta zotërojë atë lirisht sipas ligjit të tij. Ky qëllim final është i paarritshëm dhe duhet të mbetet i paarritshëm, përndryshe njeriu do të pushonte së qenuri njeri dhe do të bëhej Zot.”

– Johann Gottlieb Fichte, “Misioni i intelektualit”/Libri dhe Komenti