21 nëntori shënon 34 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktores së humorit të teatrit “Migjeni” Jolanda Shala. Ishte një prej atyre aktoreve që ngjiti tek publiku shkodran e shqiptar por që u nda nga jeta para kohe në moshën 37 vjeçare kur kishte edhe kulmin e karrierës së saj artistike. U largua nga kjo botë por vetëm fizikisht sepse ende sot ka mbetur në mendjet e shkodranëve për talentin e saj dhe interpretimet që bënte përkrah emrave shumë të njohur të cilët u bënë më të mirët e estradës shqiptare.

Një prej familjareve Teuta Shala Qyteza e përkujton Jolanda Shalën por vetëm ajo. Në këtë ditë asnjë prej institucioneve, edhe atyre që merren me kulturën nuk janë kujtuar për këtë figurë që dha shumë për teatrin edhe pse u nda nga jeta para kohe.

Ja se çfarë shkruan Teuta Shala Qyteza duke prekur me fjalët e saj:
Jolanda Shala (1947-1984), aktore e mirenjohur e Estrades, Shkoder.
Per familjen tone ishte nder dhe kenaqesi qe te patem mes nesh, qe na lumturove axhen Mark dhe qe na le tre kusherinj te mire, te dashur, te bukur e te talentuar, si Artorin, Elvinin dhe Manjolen.

Te desha fort… e me deshe si femijen tend… aq sa ndjej se te shijova me shume se femijet e tu… se ato i le te vegjel, por u rriten me shume dashuri nga baba i vet shembullor dhe kujdesi i te gjithe familjes!!!
Te vazhdoj te shkruaj per Ty, eshte si te dua te pershkruaj jeten tone bashke, por dua te te them se dashuria per Ty nuk me ka rreshtur kurre…e kjo, jo per meriten time, por tenden, ne mua!!!

I ke munguar edhe Shkodres, publikut qe te deshi per humorin e mrekulline qe i falje skenes…
Sot, 34 vjet pa Ty, por vetem fizikisht, Landi jone e dashur!!
Do vijme prane teje, me qirinj e lule, qe sot do derdhen aty…per Ty!!!
U prehsh ne paqe!!
Me shume mall, dhimbje e dashuri, Teuta/Shkodra News/