Ju flet Tirana!!

Kush e dëgjonte Radio Tiranën më 1939? Sigurisht, të gjithë ata që kishin një aparat radioje dhe banonin pranë stacioneve të transmetimit. Këtë mundësi nuk e kishin ata që banonin larg stacioneve apo antenave përsëritëse të valëve.

Për të dëgjuar radio të largëta, publiku përdorte aparate të posaçme radio-amatore. Sigurisht që Radio Tirana kishte dëgjuesit e vet, shqiptarë e të huaj, brenda dhe jashtë vendit. Bashkangjitur vendosim një fotografi të ndërtesës së Radio Tiranës (fotografi e fundviteve ’30) dhe dy lista me dëgjues radio-amatorë të Radio Tiranës të viteve 1938-39.

Të parin në listën e shqiptarëve që banojnë larg shohim Akademikun Dhimitër Shuteriqi, që e dëgjonte Radio Tiranën në Athinë, apo, më poshtë, të shquarin Rauf Fico, që dëgjonte nga Berlini. Kemi edhe “një shkodran” në Shkodër, apo “një kavajas”, në Kavajë, me të cilët, me gjasë, Radioja nuk ka kontakte.
Foto: AQSh.