1 maj 1994 – Formula 1 shenon nje nga ngjarjet me tragjike te historise se saj, pas se ciles do te ndodhte edhe revolucioni me i rendesishem ne kete sport: siguria e jetes se piloteve.

Ndersa ende pilotet nuk e kishin marre veten nga vdekja e debutuesit Roland Ratzenberger, ne provat e se shtunes, gara ne Imola vijoi me nje aksident tragjik. Ishte ora 14:17, kishte filluar xhiro e 7-te, Senna ne daljen nga kthesa shume e shpejte Tamburello, perfundoi ne murin rrethues: goditja ishte fatale.

34-vjeçari Ayrton Senna mbylli syte pergjithnje. Shkaku i vdekjes së tij ishte një pjesë e amortizatorëve, që pas përplasjes ishte futur në pjesën e shikimit si të ishte një plumb, pikërisht mbi të cilin kishin punuar teknikët e Williams.

Në makinë u gjet një flamur austriak, gati për t’ia dedikuar Ratzenberger. Në pllakën e varrit të tij, në Morumbi, është shkruar: 
“Asgjë nuk mund të më ndajë nga dashuria e Zotit”.

Në koment momenti kur Senna del nga pista.

Burimi: Fotografitë që kanë bërë historinë.