N’autobus ne udh’tojme
Dhe se bashku shikojme
Qytetin tone qe rritet sot
Njerez te g’zushem syri sheh kudo.

Shih sa vepra rreth e qark
Shkoll’ fabrike dhe kombinate
Atje lart eshte nje uzine
Ja k’tu poshte dy syte qe ndrijne.

Endrat e ndezura n’rrugen tone
Ecim bashke ne jeten tone,
Ndaj gjithnji une po kendoj
Mbi unaze e dashuri.

N’autobus ne udh’tojme
Dhe te zbresim harrojme.
Cdo stacion shpejt kalon
Sa vjen njeri tjetri shkon.

Sa vjen njeri, tjetri shkon,
Sa vjen njeri, tjetri shkon,
Sa vjen njeri tjetri shkon.