Le ta pranojmë: Kush do me të vërtetë, e gjen një mënyrë. Kush nuk dëshiron, gjen justifikime. Kur dikush zhduket, tashmë është duke e bërë të qartë qëllimin e tij për të mos vazhduar historinë dhe arsyet nuk llogariten. Ai mund të ketë kuptuar se tjetri nuk ishte ajo që ai imagjinonte; ose se nuk pati kimi apo ajo bukuri nuk e goditi mjaftueshëm, fakti është se ai “zhduket” dhe nuk kujdeset për t’u sqaruar me personin tjetër, e kjo sjellje është një mungesë e madhe respekti.

Zgjedhjet tona nuk janë gjithmonë të drejta. Nuk ka gjithmonë kimi dhe dashuri reciproke. Por më e pakta që mund të bëni është të thoni lamtumirë dhe të mbyllni derën. Është kaq çliruese kur dikush thotë se nuk na do më, “luan” pastër, dhe pavarësisht nga situata e pakëndshme, ai tregon të vërtetën edhe nëse ajo dhemb. Gjëja e keqe është kur personi zhduket dhe mendon se personi tjetër do të presë kthimin e tij. Në jetë, kuptoni se ka njerëz që i meritojnë ndjenjat tona, ndërsa të tjerë kanë bërë gjënë më të mirë duke u larguar nga jeta jonë.

Oscar Wilde ka thënë: “Disa njerëz sjellin lumturi kudo që shkojnë; të tjerët kur largohen “. Dhe kështu ndodh. Të braktisesh nga një dashuri, të tradhëtohesh nga një mik dhe tu besosh atyre që nuk duhet, nuk janë vetëm problem i yti. Të gjithë ne, në një moment në jetën tonë, kemi pasur zhgënjime që kurrë nuk do të kishim imagjinuar që do të vinin nga njerëz të caktuar. Ne vuajtëm, u zemëruam, por pas një kohe pamë se këta njerëz në fakt nuk na kanë dëmtuar kurrë, përkundrazi, ata kanë bërë gjënë më të mirë kur lanë jetën tonë. Ju nuk duhet të mendoni se njerëzit po largohen nga ju. Ata po largohen nga vetja e tyre.

Unë jam në favor të premisës se ne duhet të jemi objektivë dhe të qartë në gjithçka. Në këtë linjë besoj se zhdukja është një mënyrë mizore për të thënë “jo”. Ai kërkon lirinë, duke e lënë tjetrin në burg. Të jesh egoist në pikën e moskujdesjes për dhimbjen e tjetrit. Ai po luan me ndjenjën e atij që e respekton. Është dobësi. Unë ndaj idenë e Aristotelit kur ai deklaroi se “njeriu që shmang dhe frikësohet nga gjithçka, nuk sheh asgjë, bëhet frikacak”. A dëshiron një këshillë? Lëre të shkojë. Nëse tjetri nuk ka pjekurinë për të thënë lamtumirë kur largohet, mos prano ndjesën e tij kur të vendosë të kthehet. /femratnews