Kalaja e Libohovës ndodhet në Libohovë (Gjirokastër), në Shqipërinë e Jugut. Ajo u ndërtua midis viteve 1796 dhe 1798 nga Veziri i Janinës Ali Pashë Tepelena si prikë për të motrën e tij Shanisha Libohova.

Shanishaja u martua me një prej trashëgimtarëve të Familjes Libohova, në njërën prej familjeve më të rëndësishme në Shqipëri, e cila kishte udhëhequr Vilajetin e Janinës për rreth 3 shekuj me rradhë.

Kalaja zotëron një pozicion strategjik, nga i cili dominon gjithë Luginën e Drinos. Kjo këshjellë ka qenë rezidenca e Shanishasë dhe e Familjes Libohova.

Sugjeruar nga Ergi Hoxha/Naishtedikur.info