Kalaja e Vashës në Prizren është një nga kalatë më interesante që ka ky qytet historik, i cili është emëruar pikërisht për kështu, për shkak se sundohej na vajzat, shkruan Gazeta Metro.

Vendndodhja e saj është një pozitë strategjike! Studiuesit sllavë konsiderojnë se kjo është një kala e periudhës së Mesjetës, mirëpo, supozohet se ajo është më e vjetër se kaq.

Kjo kala ka shumë histori dhe ruan shumë misticizëm në vete. Aty ka pasur çezme me ujë të pijshëm, e që thuhet se ai ujë kishte fuqi magjike për zbukurimin e vajzave, për faktin se ishte ujë i butë, e nuk ka pasur tretje gëlqerore. Vizitorë të shumtë mahniten me bukurinë e Kalasë së vjetër, që mund të shihet pothuajse nga secila pjesë e qytetit.

Kalanë e Vashës e ka ndërtuar një mbret dardan për ta strehuar vashën e tij gjatë kohës së luftës.Kalaja e Vashës së fundmi është ndërtuar në vitin 1214 mbi fortifikatën e rrënuar, që në shënimet e mëhershme figuron si fortifikatë antike me katër kulla, të cilat shërbenin për kontrollimin dhe ruajtjen e rrugës që kalonte nëpër këtë nyjë malore.

Gojëdhëna thotë se në këtë kala ka pasur çezme me ujë të butë, dhe ai ujë thuhet se nga mosha 14-vjeçare vajzat i zbukuronte tej mase. Vajzat e reja, të cilat pastaj me bukurinë e rrallë i martonin kryesisht me familje fisnike apo udhëheqës ushtarakë të kohës.

Quhej Kalaja e Vashës, ngase aty kishte vetëm vasha dhe asnjë mashkull nuk bënte shërbim. Rojat dhe përgjegjësit thuhet se ishin vetëm vashat që mbeteshin të pamartuara, që ndryshe i quanin lënesha. Aty thuhet se në shërbim të kësaj kalaje ruheshin tufa prej 500 dhive të kuqe. Po kështu ekziston gojëdhëna se këtu vajzat laheshin një herë në javë me qumësht të dhisë së kuqe./gazetametro.net