Nga Fatos Salliu

Është provuar shkencërisht se Kalashët e Pakistanit kanë prejardhje nga Europa Jugore. Disa e lidhin me dyndjet e ushtrive të Aleksandrit të Madh. Të tjerë me fisin ilir të Dardëve (dardanët), disa me popullsinë greke. Por, testimet gjenetike me Aleksandrin e Madh dhe me popullsinë greke nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Ata kanë lëkurë të bardhë, shpesh sy blu dhe të gjelbër, flokë gështenjë dhe mjaft tipare mesdhetare. Por një gjë është e sigurt, ata jetojnë aty që prej 5 mijë vjetësh.

Aktualisht mendohet se 6 mijë prej tyre janë ende gjenetikisht të pastër. Ata adhurojnë perënditë e tyre politeiste, ndërsa mijëra të tjerë janë kthyer në Islam (ndoshta për përfitime ekonomike dhe shoqërore). Pavarësisht historisë që ka rrjedhur në këtë anë të globit, ata vazhdojnë të ruajnë gjuhën dhe mënyrën tradicionale të jetës. Ata janë klasifikuar si një fis i veçantë midis popujve indo-arianë të Pakistanit. Karakteristikë është përdorimi i daulleve dhe pipzave, vegla muzikore mjaft e përhapura në Shqipëri. Edhe vallet kanë ngjashmëri të madhe me trevat shqiptare.

Ato janë të lidhur ngushtësisht me popullin Nuristan (i njohur historikisht si Kafiristan) në provincën e Afganistanit që gjithashtu ka origjinë ilire.

Kultura e njerëzve të Kalash-it është unike dhe dallon tërësisht nga grupet e ndryshme etnike përreth tyre. Ata janë politeistë dhe natyra luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën shpirtërore.

Kalashët janë një popullësi e va, rfër. Shtëpitë  e tyre janë ndërtuar kryesisht prej druri sipas një mënyre të lashtë. Ato janë të vendosura njëra mbi tjetrën në formën e “pirgjeve” marramendëse.

Megjithatë, edhe pse shtëpitë shpesh duken të pasigurta, ato janë ndërtuar mbi themele të forta guri. Shumë prej tyre kanë koshere bletësh pasi popullsia është e lidhur mjaft me prodhimin e mjaltit. Ata ndodhen në habitatin e tyre të egër, ndaj jeta mbetet e vështirë dhe shpesh shpërthejnë epidemitë.

Barazia gjinore është e përkryer. Arr, atisja e grave konsiderohet si diçka krejt normale dhe çuditërisht kjo ndodh shpesh në mesin e grave të martuara. Gruaja gjen vetë partnerin e saj, njëkohësisht informon bashkëshortin për vendimin e ri.

I përket qeverisë shqiptare, Akademisë së Shkencave, studiuesve apo institucioneve të specializuara që të hulumtojnë origjinën e vërtetë të kësaj pakice.

Deri më tani është vërtetuar ekzistenca e ilirëve të lashtë në Kaukaz, në Afganistan dhe natyrshëm edhe ky fis duket se i përket këtyre anëve.

/infoelbasani.al/