Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
Miku harrohet po të largohet. PËRMET
Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
Një krah s’mban kala. GJIROKASTËR
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË
Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
S’bëhet lëmi me një kalli. JUG
S’bëhet stani me lepura. MYZEQE
S’mblidhen lepujt në vath. JUG
S’mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
Uji fle, hasmi s’fle. LIBRAZHD
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj. JUG
Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
Çilet dera, rritet ndera. VERI
Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
Fshati digjet, plaka krihet. JUG
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
I qan hallin kalorësit. DURRËS
I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN
Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
