Keq më vjen, po dëm s’më bëhet.

Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo.

Këpucari i ka këpucët e grisura.

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.

Kopraci s’të jep të zezën e ullirit.

Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.

Ku rënça mos u vr, afsha.

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.

Kur të vjen nevojtari në derë, po s’pate gjë, jep një gotë ujë.

Kush ha vetëm, vd, es dhe vetëm.

Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.

Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.

Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat.

Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë.

Mali me mal s’piqen, po njeriu do piqet.

Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof.

Merr belanë e botës e vë në krye të votrës.

Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë.

Miku i thirrur, duhet përcjellun.

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.

Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.

Mirmëngjes, me interes.

Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.

Mos e lëndo ku i dhemb.

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë.

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.

O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.

Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.

Prifti më përpara bekon mjekrën e tij.

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.

Push, ka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.

Qenit hidhi një kockë, të pushojë.

Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.

Sevapi as shitet, as blihet.

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.

Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.

Ustai nuk ka shtëpi.

Drunë e shtrembër e djeg zjarri.

E ke zogun në dorë, mbaje.

Fusha ka sy, mali ka veshë.

Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.

I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet.

I zoti duhet të ruajë arën e vet.

Jo si cjapi te kasapi.

Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.

Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.

Kur s’ke mace, bëjnë minjtë dasmë.

Kij fr, ikë nga një njeri që fr, ikën ta ka.

Kujto qenë e bëj gati shkopin.

Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.

Kur t’i hypësh kalit, shifi patkonjtë.

Kush vr, et nuk flet.

Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.

Mos shkel në dërrasë të kalbur.

Mos shko si breshka te nallbani.

Mos shko si cjapi te kasapi.

Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.

Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell.

Bi, sha tër, bohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.

Bie një gurë e shkoqet një mur.

Buka që thyet s’ngjitet më.

Çdo gjë forcohet, në themel.

Ç’ka humbe mos e kërko, ç’ke në dorë mos e lësho.

Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin.

Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.

Dita ka sy, nata ka veshë.

Duhet me i fry lugës para se me të djeg.

Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot.

E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.

Edhe pas lu, ftës ar, mët duhet me i mbajtë.

Atje ku fle ujët, atje është më thellë.

Nata s’ka shahit.

Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.

Unë baj barrën, ti djersin.

Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.

Qefi prish qefin.

Mos dalë goja para mendjes.

Mos i bjer të mirës me shkelm.

Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh.

Mos kërko qiqra të pjekura në hell.

Ngopet deti me lumenj?

Nuk mba ujë orizi./Naishtedikur.info