NERUDA, sipas Federiko Garsia Lorka-s

Kjo që po bëj tani, quhet prezantim, në protokollin konvencional të konferencave dhe leximeve; por unë nuk prezantoj, sepse një poet me cilësinë e kilianit Pablo Neruda nuk mund të prezantohet veçse me të gjithë thjeshtësinë dhe, mbuluar nga historia ime e vogël prej poeti, po shënoj, po bëj një tërheqje vëmendjeje të ëmbël por të thellë.

Dhe po ju them të viheni e të dëgjoni një poet autentik, prej atyre që i kanë ndijimet e stërvitura në një botë që nuk është e jona dhe që pak njerëz e perceptojnë. Një poet më i afërt me vd, ekjen se me filozofinë; më i afërt me dhi, mbjen se me inteligjencën; më i afërt me gjakun se me bojën e shkrimit. Një poet plot zëra të mistershëm, që për fat të mirë, vetë ai nuk di t’i deshifrojë; një njeri i vërtetë, që tashmë e di se xunkthi dhe dallëndyshja janë më të përjetshme se faqja e fortë e statujës. Amerika spanjolle na sjell rregullisht poetë të frymëzimeve të ndryshme, të kapaciteteve e teknikave të larmishme.

Poetë të ëmbël të tropikut, të rrafshnaltave, të maleve; ritme e tone të ndryshme, që i japin gjuhës spanjolle një pasuri të veçantë. Gjuhë tashmë familjare për gjarprin e dehur dhe për pinguinin e këndshëm të kollarisur. Por jo të gjithë këta poetë kanë tonin e Amerikës. Shumë duken gadishullorë, të tjerë theksojnë në zërin e tyre vrulle të huaja, sidomos franceze. Por tek të mëdhenjtë, jo. Tek të mëdhenjtë brambullin drita e gjerë, romantike, e egër, e bollshme, e mistershme e Amerikës. Blloqe që janë gati të fundosen, poema të mbajtura mbi humnerë me fijen e një merimange, buzëqeshur me një mimikë të lehtë jaguari, dora e madhe e mbuluar nga veli që luan me delikatesë me një shami të qëndisur. Këta poetë  japin tonin e pacipë të gjuhës së madhe spanjolle të amerikanëve, kaq e bashkuar me burimet e klasikëve tanë; poezi që nuk ka turp të thyejë modelet, që nuk i trembet qesharakes dhe që zë të qajë befas në mes të rrugës.

Përbri zërit të mrekullueshëm të mjeshtrit Rubén Darfo dhe të zërit ekstravagant, të adhurueshëm, ëmbëlsisht të ngathët e fosforeshent të Herrera y Reissig e të ofshamës së uruguajanit dhe kurrë francez Conte Lautremont, kënga e të cilit mbush me tmerr agun e adoleshentit, poezia e Pablo Nerudës ngrihet me një ton të pangjashëm kurrë në Amerikë, me pasion, me butësi dhe sinqeritet.

Reziston përballë botës, përplot mahnitje të sinqertë dhe i mungojnë dy elementë me të cilët kanë jetuar shumë poetë të rremë: urrejtja dhe ironia. Kur do të ndëshkojë dhe ngre lart shpatën, gjendet befas me një pëllumbeshë të plagosur mes gishtave.

Unë ju këshilloj ta dëgjoni me vëmendje këtë poet të madh e të ngashëreheni me të; secili sipas mënyrës së vet. Poezia kërkon një nxemje të gjatë, si disa sporte, por ka në poezinë e vërtetë një aromë, një theks, një çast drite, që të gjitha krijesat mund ta perceptojnë. E dhëntë  Zoti që t’ju shërbejë për të ushqyer atë pikël marrëzie që të gjithë mbartim brenda, që shumë e vr, asin për të vënë dylbinë e urryer të pedantizmit libresk pa të cilin është mendjelehtësi të jetosh.

Më poshtë po japim disa poezi të Pablo Nerudës

  1. PËR ZEMRËN TIME

Për zemrën time mjafton gjoksi yt,

për lirinë tënde mjaftojnë krahët e mi.

Nga goja ime do mbërrijë deri në qiell,

ajo që përgjumej mbi shpirtin tënd.

Tek ti është iluzioni i çdo dite,

bie si vesa mbi kurora.

Hap horizontin me mungesën tënde,

Përjetësisht në ikje si një dallgë.

Kam thënë se këndoje në erë

Si pishat dhe si direkët e anijes.

Si ata je e lartë dhe e heshtur.

Dhe befas brengosesh, si një udhëtim.

Mikpritëse si një rrugë e vjetër.

Të mbushin jehet dhe zërat nostalgjikë.

Jam zgjuar e nganjëherë shtegtojnë e ikin

Zogj që flinin në shpirtin tënd.

  1. NË QIELLIN TIM NË MUZG

Je si një re në qiellin tim në muzg

e ngjyra jote dhe forma janë siç i dua.

Je e imja, je e imja, grua buzëmbël

Tek ti jetojnë ëndrrat e mia pafund.

T’i trëndafilos këmbët llamba e shpirtit tim

vera ime e athët e ëmbël është mbi buzët e tua,

oh korrëse e këngës sime të ngrysjes,

sa të ndjejnë timen ëndrrat e mia të vetmuara!

Je e imja, je e imja shkoj duke thirrur flladit

të mbrëmjes, dhe era tërheq zërin tim vejan.

Gjahtare e fundit të syve të mi, gra, bitja jote

mpikset si ujë i ndenjur në shikimin tënd natësor.

Në kurthin e muzikës sime, je bu, rgosur e dashur

dhe kurthet e mia të muzikës janë të gjera sa qielli.

Shpirti im lind mbi bregun e syve të tu në zi.

Në sytë e tu në zi nis bota e ëndrrave.

  1. MË PËLQEN KUR HESHT

Më pëlqen kur hesht, sepse je e përhumbur,

e më dëgjon nga larg dhe zëri im nuk të çik.

Duket sikur sytë të kanë fluturuar tutje

Dhe një puthje gojën ta ka kyçur.

Mbasi të gjitha gjërat janë plot me shpirtin tim

dil prej gjërave, plot me shpirtin tim.

Flutur ëndrre, ngjasoji shpirtit tim,

dhe ngjasoji fjalës trishtim.

Më pëlqen kur hesht dhe je si e ftohtë.

Dhe  rri duke u qarë, flutur zukatëse.

Dhe më dëgjon nga larg, e zëri im nuk të mbërrin

më lër të hesht me heshtjen tënde.

Më lër të të flas edhe me heshtjen tënde

Qartë si një dritë, thjesht si një unazë.

Je si nata, e heshtur e plot yje.

Heshtja jote është yjore, e largët dhe e thjeshtë.

Më pëlqen kur hesht, sepse je si e përhumbur

E ftohtë dhe e hidhur porsi një e vd, ekur.

Atëherë një fjalë, një buzëqeshje mjafton.

E jam i lumtur, i lumtur që nuk je kështu.

  1. TRUP GRUAJE

Trup gruaje, kodra të bardha, ko, fshë të bardha

ti i ngjan botës në lëshimin tënd.

Trupi im prej fshatari të egër të gërmon

dhe bën të kërcejë birin nga fundi i tokës.

Kam qenë i vetëm si një tunel. Prej meje iknin zogjtë

tek unë hynte nata me vërshimin e saj të fortë

Që të jetoj të kam farkëtuar si një ar, më,

si një shigjetë në harkun tim, si një gur në hobenë time.

Por bie ora e ha, kmarrjes, e të dua.

Trup i lëkurtë, prej myshku, i etur.

Ah kupat e gjoksit! Ah sytë e përhumbur!

Ah e kuqja e mbivetes! Ah zëri yt i epshëm e i trishtë!

Trup i gruas sime, ngulmoj në kënaqësinë tënde.

Etja ime, ankthi im i pafund, rruga ime e paqartë!

Lumenj të errët, ku etja e përjetshme vazhdon,

dhe mundimi vazhdon, dhe dhi, mbja e pafund.


ME ERËN DO TË TË NIS NJË PUTHJE

Me erën do të të nis një puthje

e di që do ta ndjesh

do kthehesh pa më parë, por unë aty do jem.

Jemi bërë nga e njëjta lëndë

Prej së cilës janë bërë ëndrrat.

Dua të jem një re e bardhë

në një qiell të pafund

për të të ndjekur gjithkund

e për të të dashur çdo çast.

Po qe një ëndërr, mos më zgjo.

Dua të jetoj në frymëmarrjen tënde.

Teksa të shoh, vd, es për ty

Ëndrra jote do jetë të më ëndërrosh.

Të dua se të shoh të pasqyruar

në gjithë çfarë është e bukur.

Më thuaj, ku je sonte,

prapë në ëndrrat e mia?

Ndjeva një ledhatim në fytyrë

që shkonte deri në zemër.

Dua të mbërrij në qiell

dhe me rrezet e diellit

të të shkruaj të dua.

Dua që era të fryjë çdo ditë

mes flokëve të tu,

që të mund të ndjej nga larg

aromën tënde!

Dua të bëj me ty atë

që pranvera bën me qershitë!

Përktheu dhe përshtati Zija Vukaj

Burimi: Mapo.al