Një mësues i gjuajtjes me hark, organizoi një garë për nxënësit e vet, për të vlerësuar nivelin e tyre. Në ditë të caktuar, një shenjë druri me një rreth të kuq në qendër u lidh mbi një pemë në fund të një fushe me bar. Në krahun tjetër të fushës, u vendos një vijë pas të cilës pozicionoheshin konkuruesit. Një djalë u paraqit i sigurt në vetvete, duke dëshiruar të tregojë shkathtësinë e tij. E kapi me forcë harkun dhe një shigjetë, pastaj mor nishan.

“A mund të shtij, mësues?” – Pyeti.
Mësuesi që e shikonte me kujdesi, e pyeti atë: “I sheh pemët e mëdha që na rrethojnë?”
“Po, mësues, i shoh të gjitha, rreth e rrotull fushës.

“Mirë! – i tha atij mësuesi, ktheu me të tjerët, sepse nuk je gati akoma.
Nxënësi, i befasuar, e uli harkun dhe dëgjoi.
U paraqit një konkurrues tjetër. E mori harkun dhe shigjetën dhe mori nishan me shumë kujdes.

Mësuesi u afrua tek ai dhe e pyeti: “A mund të më shohësh?”.
“Po, mësues, unë mund tju shoh. Jeni këtu afër meje”
“Ktheu me të tjerët”- u përgjigj mësuesi –“nuk do të mund të qëllosh në shenjë”.

Të gjithë konkurruesit, njëri pas tjetrit, e morën harkun, u përgatitën për të gjuajtur shigjetën, por çdo herë mësuesi u bënte atyre një pyetje, dëgjonte përgjigjen dhe i dërgonte me të tjerët.

Atëherë u paraqit nxënës më i ri.
Deri në këto momente mbeti i vetëm, në heshtje. E ngriti harkun dhe mbeti i palëvizshëm, duke i ngulitur sytë para.

“I sheh zogjtë që fluturojnë në qiell?”
“Jo, mësues, nuk i shoh”.
“E sheh pemën në të cilën është gozhduar dërrasa e drurit?”
“Jo, mësues, nuk e shoh”.

“E sheh shenjestrën?”
“Jo, mësues, nuk e shoh”.
Të pranishmit filluan të qeshnin.

Si do ta marrë ai djalë nishanin, kur nuk mund të shohë asgjë?
Por mësuesi dha urdhër që të heshtnin dhe e pyeti gjakftohtësisht nxënësin:
“Atëhere, më thuaj, çfarë sheh?”.
“Unë shoh vetëm një rreth të kuq”.

“Shumë mirë!, – i tha atij mësuesi, -Ti mund të godasësh në shenjë”.
Shigjeta fluturoi në ajër duke fishkëlluar lehtësisht dhe u ngulit në qendër të rrethit të kuq të vizatuar në dërrasën e drurit.

Burimi: Akropoli i Ri