Një kanë e vogël prej balte qëndronte mbi sobë. Në qoshe të dhomës, një i sëmurë vuante në shtrat. Përveç dhimbjeve ai po torturohej nga etja ekstreme.

“Vetëm një gllënjkë, vetëm një gllënjkë”, – pëshpëriste ai.

Por në dhomë nuk kishte njeri. Lutjet e tij ishin kaq prekëse saqë kana nuk mund t’i përballonte më. Me një përpjekje të pabesueshme, ajo u zvarrit deri në shtratin e të sëmurit. Duke mbledhur gjithë forcën e tij, i sëmuri ngriti kanën nga dyshemeja në buzët e tij të thata. Kana ishte bosh.

I sëmuri u nervozua dhe e hodhi kanën me shpejtësi drejt murit dhe duke e thyer atë në copa të vogla.

MOS “I THYENI NË COPA” ATA QË PËRPIQEN T’JU NDIHMOJNË. EDHE NËSE PËRPJEKJET E TYRE JANË TË KOTA, VLERËSOJINI ATO.

Burimi: Akropoli i Ri