Ahengu Shkodran i organizuar nga qendra kulturore “Pjeter Gaci” sivjet i është dedikuar veprimtarisë artistike të këtij grupi, që po zhvillon provat e fundit në teatrin Migjeni.

35 vjetori i krijimit të tyre si grup, do të festohet ndryshe.

Në një natë ku mbretereshë është muzika shkodrane, ajo të cilës ikushtuan jetën, grupi “Karajfilat që ka Shkodra” festojnë nën moton“Karajfilat prap këndojnë”.

Repertori do të jetë i përzgjedhur dhe Shkodranët do të shijojnë një natë tëpaharruar në festën ku nuk do të mungojnë mysafirët. Emrat e njohur tëskenës si: mjestrat e medhenj Bujar Qamili dhe Mukades Çanga, si dhekëngëtarët Orjeta Kelaj, Leonora Luca, Ilsi Ademi, Xhuljana Pjetraj,Kodiana Vata dhe Marjana Begu do të përformojnë me grupin dhe solo,këngë të njohura të qytetit. /Konica.al