Një kartolinë e veçantë në Gjermani po bën krenar të gjithë shqiptarët. Në kartolinë është stampuar një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.

Në kartolinën e veçantë Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada. Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879.
Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.

Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in.

Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese. /Fjala.al