Poezi nga Vullnet Mato

Vullnet Mato

Në folenë e shelgut,
sodita një zog la, kuriq,
kur sapo nxori sqepin
nga guacka e një veze.

Fantazia analogjike
në folenë e trurit tim,
nxori sqepin nga lëvozhga
jetësore e njerëzve,

Ashtu fëmijët tanë,
sapo u dalin flatrat,
braktisin foletë
për fluturime emigrimi,

kthehen veç për va, rrimin
e nënave dhe etërve,
pasi i kanë lënë prej vitesh
nëpër vatra harrimi…

O zog i lamtumirës,
që të thërresin retë,
pasi kanarina të ngrohu
në folezën e kashtës,

dhe sqepin tënd delikat,
ushqeu me sqepin e vet,
duke ta bërë gati
gëlltitjen e kafshatës;

Para se të fluturosh,
për në qiellin e largët,
këndo një këngë
me dhimbsuri fëmije,

për tërë të braktisurit,
të mbetur pa të afërt,
në dhi, mbjen e tejdurimit
me dinjitet pleqërie!…

Këndo, o zog, për pleq,
si trungje të vetmuar,
të leqendisur, të tharë,
të ur, itur, të së, murë,

teksa presin fundin,
fluturimin e pikëlluar,
drejt qiellit të vd, ekjes,
për të mos u kthyer kurrë!…

Këndo, o zog, këndo papra,
një këngë lotimi vetëm për ta!…

Burimi: GazetaOra.com