Kënga e urisë - Georg Vert

Mesazh per udheheqesit maskarenj

Kënga e urisë – Georg Vert

Fort i nderuar mbret, dëgjo:
A e di ti këtë?
Të hënën hëngrëm dosido,
të martën s’hëngrëm kurgjë.

Dhe të mërkurën më për dreq,
të enjten na mbyti zia,
të premten keq e mos më keq
sa s’ngordhëm nga uria.

Prandaj jep urdhër që të shtunë
të na ushqejnë mirë vërtet,
ja po të dielë – u pa kjo punë –
do të të hamë ty, o mbret!