Eduart Jubani
Eduart Jubani

Eduard Jubani, djaloshi shkodran 16 vjeçar i erdhi skenës shqiptare si këngëtar (kapi majën e skenës se këngës, sepse në atë moshë të re këndoi në Festivalin Kombëtar të Këngës në Radiotelevizion), me një zë brilant, shpërthyes, timbrik… “Fati” i tij ishte, sepse në atë moshë të rinisë së tij, me atë zë shpërthyes, nuk mund t’i këndonte dashurisë ; dashuria ishte “burgosur” dhe “internuar” nga komunistet e kuq, pushtetarët sundues të Shqipërisë. Dashurisë, së cilës i këndoi Eduardi në ato vite ishte ajo për fshatin, fushat me grurë… e megjithatë, këngët e dala nga zëri i tij u pëlqyen dhe vete Eduard Jubani u bë një këngëtar që “rrëmbeu” shumë zemra vajzash. Ishin të shumta vajzat gjimnaziste në atë kohë që e simpatizonin atë, jo vetëm për zërin dhe këngët e tija, por edhe për pamjen e tij të jashtme. Shpesh herë ne ato vite, vajzat, nëse donin ta krahasonin ndonjë djalë që u pëlqente thoshin : “…I ngjan shumë Eduard Jubanit…”

Fillimet e Eduard Jubanit si këngëtar në skenën e madhe të muzikës shqiptare, Festivali i Këngës ne RTV dhe më vonë aktivitetet e ndryshme artistike. Ishin muajt e fundit të vitit 1975. RTVSH ne ate kohe zhvilloi nje konkurs me kengetaret e rinj dhe u vu si rregull qe, nga ai konkurs do te zgjidheshin edhe kengetaret fitues qe do t’u jepej menjehere e drejta per te kenduar ne Festivalin e Kenges ne RTV. Ne ato vite, djaloshi i ri ne moshe 16 vjecar i ardhur nga qyteti i Shkodres, i imet, u paraqit ne ate konkurs me kengen “Qiell dhe Det”, e kenduar me pare kjo kenge nga nje tjeter shkodran, Artisti i Merituar Tonin Tershana. Nese syte nuk do t’i kishim ne televizor, por vetem te degjonim kengen, do thoshim se është vete Tonin Tershana qe po e kendon kete kenge. Aq bukur e kendoi Eduardi ate kenge, megjithese edhe vete kenga është e bukur. Nga letrat e shumta te derguar nga telespektatore te ndryshem ne drejtim te RTVSH-se per te vleresuar kengetar-in-en me te mire, mbaj mend qe ishte edhe nje ish mesuesja e Eduardit, nuk me kujtohet emri i saj.

Ate leter e lexoi drejtuesja e konkursit. Te gjithe ata qe ndiqnin ate konkurs ne ate kohe u kenaqen shume per cfare shkruhej… Eduard Jubani doli fitues ne konkurs dhe iu hap menjehere “porta” per te kenduar ne festival. Ne ate konkurs fitues doli edhe nje kengetar tjeter, qe mund te shkruaj ndonje here tjeter per te; Orhan Zeneli nga Tirana. Vite me vone, kur Eduard Jubani ishte konfirmuar si kengetar i suksesshem dhe i pelqyer, do dilte ne skene me nje tjeter kengetar shkodran te suksesshem ne duet; Bashkim Alibali. Ishte nje dyshe speciale dhe e zgjedhur mjaft bukur. Sikur nje kengetar tjeter te permasave te medha, sic është Frederik Ndoci, edhe ky nga qyteti i Shkodres, ta kishin lene te kendonte ne ato vite, do ishte nje treshe speciale, bashkim dhe harmonim zerash. (Eh, sikur te ishin keto vite demokracie ne ato vite… Nuk mund te imagjinohet suksesi dhe fama e madhe e treshes shkodrane Frederik Ndoci, Bashkim Alibali, Eduard Jubani!). Ne ditet e fundit te dhjetorit 1975 ne Sallen e TOB ne Tirane u zhvillua Festivali i 14-te i Kenges ne RTV. Eduard Jubani per here te pare kendoi ne ate festival dy kenge: “Vella i vogel o partizan” ne dublim me kengetarin korcar Vaso Qirinxhi dhe kompozuar kjo kenge nga Limoz Dizdari. Kenga e dyte ishte nje duet me kengetaren Tatiana Buzi “Vajza e uzines se re” e dubluar kjo kenge nga dueti Violeta Mashani nga Fieri dhe Orhan Zeneli, kenge kjo e kompozuar nga Llazar Mocka. Ne Fest. e 15-te Jubani nuk kendoi.

Dihen spostimet e kengeve qe beheshin ne ate kohe, kur kengetaret, pasi kishin bere prova per nje muaj rresht, juria e komanduar nga lart luante si te donte me kenget dhe kengetaret. Ne Fest. e 16-te Eduard Jubani kendoi kengen e kompozuar nga Naim Gjoshi “Ne te dy”, fituese e cmimit te dyte ne ate festival. Kenga u kendua ne dublim nga Rakipe Karaj, te cilen kete kengetare e shoqeroi orkestrina e Kukesit qe ishte e ftuar ne ate ne festival, se bashku me orkestrinen e Gjirokastres. Pas ketij suksesi, nje vit me vone, ne Fest. e 17-te nje tjeter kenge e bukur, kompozuar nga nje kompozitor i njohur dhe i suksesshem si fitues i cmimeve te dyta Agim krajka, do t’i besohej Eduard Jubanit ta kendonte ne ate festival. “Cel kjo toke si trendafil” titullohej kenga me tekst nga Arben Duka dhe e kenduar ne dublim nga Irma Libohova. Perseri Jubani fiton cmimin e dyte me kete kenge. Nje vit me vone, ne Fest. e 18-te nje tjeter kompozitor i ri do t’i besonte kengen e tij per ta kenduar ne festival, kompozitori Ermir Dergjini.

Loading...

Eshte kenga “Djemte tane shkojne ushtare” Dhe Eduardi jo vetem qe e kendoi me mjështëri, por u be edhe shume e njour ajo kenge: / Doli nena, motra doli/ Dhe me gaz ne na percolli/ Sa gezim qe u rrit djali…/ Gjithashtu ne kete festival Eduardi kendoi nje tjeter kenge ne duet me Elida Shehun, kengetaren nga Peshkopia, me kengen e kompozuar nga David Tukiqi “N’ato fusha plot me grure.” Kjo kenge ne dublim u kendua nga Zina Zdrava dhe Agim Duro, shoqeruar nga Grupi “Na bashkoi Kenga Popullore” Ne Fest. e 20-te kendoi kengen e kompozuar nga Diana Ziu “Drini ne legjend te re”, e dubluar kjo kenge nga kengetari Bahri Rustja / Kjo Legjende e Drinit dallgebardhe/ Na ndrin ne sy ne te dy/ Vjen ajo nga Fierza drite kudo shperndan/ Ngrejme digat porsi mal/… Festivali i 21 do na i sillte Eduardin ne duet me Bashkim Alibalin ne kengen “Jam i yti i toka meme” Ne Fest. e 23-te perseri ne duet me B. Alibalin me kengen “Takim pas bitesh” , kompozuar nga Ferdinand Deda me tekst te Kudret Isait. / Ti me jep adresen tende shok, qe prane te te kem/ Ti adresen time shok i dashur, ja ku e ke/ Nuk jemi me studente/ Kujtimet ndezur perher/ I mbajme shoqe dhe shoke, kudo neper atdhe…/ Gjithashtu kendoi edhe nje kenge te dyte:”Udheve te galerive” e dubluar kjo kenge nga Dhimiter Dushi. Nje tjeter duet me Bashkim Alibalin ishte edhe kenga “Motres sime” kenduar ne Festivalin e interpretuesve te kenges, qe zhvilloheshin ne ato vite ne muajin qershor. /… Folezen e vjeter te re e ben cicerimi/ Cicerojne zogjte e tu lule gezimi/ Megjithese motra u be nene me femije/ Zemra per vellezerit hapur gjitnje ri…/ Eduard Jubani ka qene gjithashtu disa here fitues edhe i anketave muzikore te muajit qe zhvilloheshin ne ato vite. Permend ketu kenget “Udhe dhe Vite” ne vitin 1977, kompozuar kjo kenge nga Fancesk Radi (Francesku ne ate kohe vuante denimin e tij ne Puke. / Gjiten dhe ngjiten udhet ne vite/ Lart neper male ne kaltersi/ Qielli yn, deti i paster…/ “Nena e deshmorit” / Ne te dale te fshatit/ Prane nje lendine/ Kish’ shtepine nena/ Bujare dhe trime/ E kish’ nisur djalin/ Me shoket ne cete/ Ku vetem shqiponjat/ dine te ngrejne folete…/ Ikin vitet ikin…/ “Lart ne Dige” Nga festivalet e kenges te zhvilluara ne Shkoder, Eduard Jubani, do kujtohet me kengen “Me buzeqesh nje vajze”.