Zija Saraci
Zija Saraci

Zija Saraçi ka lindur më 3 mars 1950. Në moshën 16 vjeçare, në vitin 1966, është ngjitur në skenë dhe këndoi këngën “Gëzuar”. Po në atë moshë në festivalin e Durrësit këndoi këngën “E çiltër” të kompozitorit Hajg Zaharian. Punoi në ndërmarrjen e prodhimit të cigareve në Durrës.

Pas pjesëmarrjes me sukses në festivalin III të Durrësit, shkrimtari dhe regjisori Gjergj Vlashi i propozoi të merrte pjesë në Estradën Profesioniste.
Karriera e tij e sapo nisur u ndërpre në vitin 1967 kur shkoi të kryejë shërbimin ushtarak.
Në vitin 1971 mori pjesë për herë të parë në Festivalin e 9-të të Këngës në RTV.
Zija Saraci ka marrë pjesë vazhdimish në emisionin e Radio Tiranës “Anketa Muzikore”

Disa nga këngët e kënduara nga Zija Saraçi:

“Vajza me fjongo të gjelbër”
“Si të quajnë”
“Krah për krah”
“Kënga e Marinarit”
“Bashkë ndërtuam një urë”

Loading...

“Si të quajnë”
“Si lule maji”.
“Valentina”

Zija Saraçi jeton prej vitesh në Firence, Itali.

Loading...