Ermira Babaliu
Ermira Babaliu

Biografia

Ermira Babaliu ka lindur ne Korce dhe është rritur në Pogradec. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Pogradec. Gjatë viteve të shkollës angazhohet në grupet artistike, por edhe pranë Shtëpisë së Kulturës, ku bie në sy për zërin e saj melodioz e të veçantë e që shumë shpejt u dallua nga këngetarët e tjerë. Aktivizohet pranë Estradës së qytetit, ku merr pjesë në variete të kësaj Estrade, si dhe në turne të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë rrethit. Merr pjesë në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë me këngën “Erdh’ pranvera”. Studimet e larta i kryen në Universitetin e Tiranës, në Degën Filozofi. Në festivalet e këngës në RTV, Ermira Babaliu vlerësohet me çmime te dyta e te treta , ne Festivali i 25-të dhe i 26-të, me këngët “Nje jete nga Jeta ime dhe “Mbrëmja që mban dashurinë time”.Ne konkurimin e interpretuesve te kenges,vleresohet si kengetarja me e mire e vitit 1994 me kengen “Emri me i bukur” Me çmim vlerësohet edhe me këngën tjetër, “E njejta enderr”. Më pas është shfaqur në publik sidomos nëpërmjet serenatave korçare, të bëra mjaft popullore dhe që ia shtuan adhurimin dhe famën.

Diskografia

Albumet

  • Pres…
  • Serenata Korçare
  • Kur ti më mungon

Këngë/Hite te njohura

  • Provimi i fundit
  • Çfarë t’u them unë shoqeve
  • Këngë arbëreshe
  • Urimi yt
  • Prane te kaltrit det
  • Emri më i bukur, njeri
  • Mbrëmja që mban dashurinë time
  • E njëjta ëndërr
  • Leter malli
  • Harroje dashurine
Loading...