Partizani mban rekordin me 22 trofe. Refik Resmja e ka fituar 9 herë. Pejiç, i pari i huaj

Sulmuesi i Skënderbeut, Pero Pejiç, me 20 golat e tij fitoi “Këpucën e Artë” të Superligës (të shoqëruar edhe me një çek prej 200 mijë lekësh). Kroati u bë i pari i huaj që e fiton këtë trofe, duke shkruar emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar. Pejiç shënoi 20 nga 52 golat e realizuar nga Skënderbeu gjatë këtij sezoni. Ai u bë lojtari i tretë i Skënderbeut, që e ka fituar këtë trofe. I pari është Teli Samsuri, me 9 gola në kampionatin e viti 1931. dhe i dyti është Teufik Agai, me 7 gola në edicionin e vitit 1933, vit kur Skënderbeu fitoi edhe titullin e parë kampion. Gjithsesi, duke parë listën e gjatë të lojtarëve fitues të “Topit të Artë”, ka histori dhe rekorde shumë interesante. Kështu, Refik Resmja i Partizanit, me 59 gola e mrekullueshëm të tij në sezonin 1951, kur e gjithë skuadra realizoi një rekord prej 136 golash, por me Dinamon që e fitoi kampionatin, është dhe shënuesi historik me i mirë në kampionatet shqiptare, madje Resmja është realizuesi i shtatë më i mirë në Europë, një listë që kryesohet nga legjenda Lionel Mesi dhe mitiku Gerd Myler.

Refik Resmja është nëntë herë golashënuesi më i mirë i kampionateve shqiptare: 1950, 1951, 1952. 1953, 1954, 1955, 1956, 1957, 1958. Një rekord unik! I papërsëritur deri më tani! Gjithsesi, edhe Ilir Përnaska i Dinamos ka rekordin e tij origjinal, duke e fituar gjashtë herë rresht “Këpucën e Artë” të Kategorisë Superiore (dikur Kategoria e Parë) në sezonet: 1970/71 (19 gola), 1971/72 (17), 1972/73 (12), 1973/74 (19), 1974/75 (17) dhe 1975/76 (18). Në kampionatin e vitit 1959, Resmja, Merja, Pano e Shehu të cilët ishin shënuesit më të mirë. Po, kështu në sezonin 1984-1985 ishin Agim Minga i Tiranës dhe Vaslli Fakja i Vllaznisë me nga 13 gola.

Në sezonin 1978-1979 kemi dy lojtarë që shënuan të njëjtën numër golash: Agim Murati i Partizanit dhe Petrit Dibra i Tiranës, që të dy shënun të njëjtin numër golash: 14. Emra të tjerë të mëdhenj janë Panajot Pano, Agim Murati, Robert Jashari, Agustin Kola, Dashnor Bajaziti, e deri te më të rinjtë, si Indrit Fortuzi (30 gola) dhe Vioresin Sinani (36 gola), ky i fundit është edhe shënuesi i dytë më i mirë në në histori, por në një kampionat me 32 javë. Përsa u përket ekipeve, janë 11 të tilla që e kanë fituar të paktën nga një herë. Partizani e ka fituar 22 herë “Këpucën e Artë” (Gjinali, Boriçi, Resmja, Pano, Jashari, Murati, Dosti dhe Bylykbashi); Tirana, 15 herë (Gurashi, Lushta 2, Shehu, Hyka, Dibra, Minga, Kola 2, Fortuzi 2, Halili, Salihi, Sinani, Memelli); Dinamo 9 herë (Jareci, Lubonja, Dauti dhe Përnaska 6). Vllaznia ka e fituar 7 herë trofeun individual (Shaqiri, Zhega, Fakja, Bilali, Martini dhe Sinani 2), Flamurtari e ka marrë 5 herë (Ruci 2, Paço, Xhafaj, Memelli); Tomori, 4 herë (Kovaçi, A. Arbëri, Bozgo, K.Arbëri); Besa, 3 herë (Bajaziti 2, Xhafaj); Skënderbeu 3 herë (Dedei, Samsuri, Pejiç); Laçi 1 herë (Çuko); Shkumbini, 2 herë (Bubeqi, Dervishi); Luftëtari, 1 herë (Shehu); Apolonia, 1 herë (Majaci).

Golashënuesit më të mirë

Sezoni Lojtari Klubi Gola

2013/14 Pero Pejiç Skënderbeu 20

2012/13 Migen Memelli Flamurtari 19

2011/12 Roland Dervishi Shkumbini 17

2010/11 Daniel Xhafaj Flamurtari 19

2009/10 Daniel Xhafaj Besa 18

2008/09 Migen Memelli Tirana 22

2007/08 Vioresin Sinani Vllaznia 20

2006/07 Vioresin Sinani Tirana 23

2005/06 Hamdi Salihi Tirana 29

2004/05 Dorian Bylykbashi Partizani 24

2003/04 Vioresin Sinani Vllaznia 36

2002/03 Mahir Halili Tirana 20

2001/02 Indrit Fortuzi Tirana 24

2000/01 Indrit Fortuzi Tirana 30

1999/00 Klodjan Arbëri Tomori 18

1998/99 Artan Bano Lushnja 22

1997/98 Dorian Bubeqi Shkumbini 26

1996/97 Viktor Paço Flamurtari 14

1995/96 Altin Çuko Laçi 21

1994/95 Arben Shehu Luftëtari 21

1993/94 Edi Martini Vllaznia 14

1992/93 Edmond Dosti Partizani 21

1991/92 Edmir Bilali Vllaznia 20

1990/91 Kliton Bozgo Tomori 29

1989/90 Kujtim Majaci Apolonia 19

1988/89 Agustin Kola Tirana 19

1987/88 Agustin Kola Tirana 18

1986/87 Arben Arbëri Tomori 14

1985/86 Kujtim Majaci Apolonia 20

1984/85 Minga/Fakja Tirana/Vllaznia 13

1983/84 Vasil Ruci Flamurtari 12

1982/83 Dashnor Bajaziti Besa 16

1981/82 Vasil Ruci Flamurtari 12

1980/81 Dashnor Bajaziti Besa 16

1979/80 Përparim Kovaçi Tomori 18

1978/79 Murati/Dibra Partizani/Tirana 14

1977/78 Agim Murati Tirana 14

1976/77 Agim Murati Tirana 12

1975/76 Ilir Përnaska Dinamo 18

1974/75 Ilir Përnaska Dinamo 17

1973/74 Ilir Përnaska Dinamo 19

1972/73 Ilir Përnaska Dinamo 12

1971/72 Ilir Përnaska Dinamo 17

1970/71 Ilir Përnaska Dinamo 19

1969/70 Panajot Pano Partizani 17

1967/68 Skënder Hyka Tirana 19

1966/67 Medin Zhega Vllaznia 19

1965/66 Saimir Dauti Dinamo 13

1964/65 Robert Jashari Partizani 14

1963/64 Robert Jashari Partizani 9

1962/63 Robert Jashari Partizani 18

1961 Panajot Pano Partizani 17

1960 Panajot Pano Partizani 12

1959 Stavri Lubonja Dinamo 11

1958 Enver Shehu Tirana 6

1958 Refik Resmja Partizani 6

1957 Refik Resmja Partizani 11

1956 Refik Resmja Partizani 17

1955 Refik Resmja Partizani 23

1955 Skënder Jareci Dinamo 23

1954 Refik Resmja Partizani ??

1953 Refik Resmja Partizani ??

1952 Refik Resmja Partizani ??

1951 Refik Resmja Partizani 59

1950 Refik Resmja Partizani ??

1949 Loro Boriçi Partizani 12

1948 Zihni Gjinali Partizani 11

1946 Xhevdet Shaqiri Vllaznia 11

1937 Riza Lushta Tirana 25

1936 Riza Lushta Tirana 25

1934 Mark Gurashi Tirana 12

1933 Teufik Agaj Skënderbeu 7

1932 Haki Korça Skënderbeu 6

1931 Teli Samsuri Skënderbeu 9

1930 Hajnali&Maçi Tirana 5