Nga Beqir SINA – New York City

Me këtë rast u shpërblyen me mirënjohje gjashtë shqiptarë nga po nga aq njësi të banuara shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Çamëria.Në mesin e laureatëve të sivjetmë të Bashkisë së Nju-Jorkut, nga radhët e shqiptarëve ishin Frank Shkreli, Vasfie Krasniqi, Sali Bollati, Ana Kohen, Ilir Shaqiri, dhe oficeri i policisë Lutfi Dalipi.

NEW YORK CITY : Mbrëmë salla e madhe e Këshillit të Bashkis së Qytetit të Nju Jork-ut, ishte veshur me të kuqe e zi, dhe të jehona nga fragmente të historisë legjendare, shqiptare, 28 Nëntorit 1912, me nji shfaqje të mahnitshme, shoqeruarsshpesh here nga foltorja me fjalime kushtuar kësaj date historike, dhe histori frymëzuese, ishin të tejmbushura me krenari shqiptaro amerikane, këngë e vallëzime të bukura nga trevat shqiptare, në festimin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit kuq e zi.

Kjo ishte një ceremoni festive, e cila u mbajt mbrëmë me pjesë marrjen e Kryetarit të Këshillit të NYC, Corey Johnson, dhe anëtari i këshillit bashkiak Marko Gjonaj, të anëtarëve të këshillit të Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, të cilët nderuan me këtë rast edhe disa personalitete të komunitetit shqiptar me rastin e 28 Nëntorit.

Duhet cekur se ka qenë Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave të Shqipëria në Amerikë, “Sons and Daughters of Albania in America”, me kryetar zotin Esad Rizaj, ata që të parët prej krijimit të tyre – që në metropolin e botës qytetin e Nju Jorkut – Bashkinë e saj, po nderojnë dhe respektojnë me rastin e datave të shënuara për kombin shqiptar, disa veprimtarë të dalluar në diasporë, si edhe të disa figurave të tjera të kombit, të cilët prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, i dhanë aq shumë kombit tonë – lu, ftuan dhe punuan për demokracinë në Shqipëri, si dhe dhanë një kontribut të çmuar për një Kosovë të lirë e të pavarur, zgjidhjen e çështjes shqiptare në tokat e tyre.

Nismëtar kryesor i kësaj ceremonie, sic dihet tashme është bërë vitet e fundit Mark Gjonaj, prej se kur ai është i zgjedhur anëtar i këtij këshilli bashkiak më i madhi i qyteteve në SHBA.

Kjo ceremoni zyrtare nuk ishte vetëm një festim i pavarësisë së Shqipërisë, por edhe një nderim për sakrificën dhe përkushtimin e disa individëve në SHBA.

Ceremonia zyrtare e marrjes se nderimeve, u zhvillua në sallën qendrore të Bashkisë së qytetit më të madh në SHBA – New York, më 21 nëntor, në prezencën e Kryetarit të Këshillit Bashkiak Corey Johnson, dhe këshilltarve të tjerë, si dhe të përfaqësuesve zyrtar të qytetit.

Ajo ishte një ceremoni e bukur e dinjitoze, e nivelit lokal nga Bashkia e Nju-Jorkut, kuadrin e aktivteteve për muajin e Nëntorit, në prag të Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë, ku u vlerësuan me mirënjohje, disa personalitete të dalluar të diasporës shqiptare në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe këngëtarin e njohur nga Kosova, Ilir Shaqirin.

Me këtë rast u shpërblyen me mirënjohje gjashtë shqiptarë nga po nga aq njësi të banuara shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Çamëria. Në mesin e laureatëve të sivjetmë të Bashkisë së Nju-Jorkut, nga radhët e shqiptarëve ishin Frank Shkreli, Vasfie Krasniqi, Sali Bollati, Ana Kohen, dhe oficeri i policisë Lutfi Dalipi.

Të pranishëm në këtë aktivitet u cili u zhvillua në Zyrën e Bashkisë së Qytetit të Nj-Jorkut, mes tjerëve, ishin edhe kryetari i Kuvendit të Nju-Jorkut, Corey Johnson( Kori Xhonson), ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Fioreta Faber, dhe ambasadorja në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork, Teuta Sahatçiu, Famullitari Dom Pjetër Popaj dhe Imam Edin Gjoni, veprimtari i njohur Harry Bajraktari, Kreyetari i Shoqatës “Atlantiku” Gani Shehu, kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti, kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe, Nikoll Juncaj, e tjer .
Ndërkaq ceremoninë e drejtuan Mark Gjonaj dhe Miss Nju Jork 2019, Florinda Kajtazi.

Në sallën e madhe të Bashkisë së Nju Jorkut, ku Këshilli bashkiak zhvillon zakonisht seancat, hynë flamurët ceremonialë, që në mënyrë ceremoniale ato u sollën nga pjestarë të Shoqatës Iliriane në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut.

“Eshtë një nder dhe privilegj për të festuar Pavarësinë Shqiptare në Këshillin e Bashkisë të Nju Jorkut. Faleminderit për Kryetarin e Këshillit të Nju Jorkut, Speaker Johnson dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli. Urime për nderuesit dhe të gjithë shqiptarët që festojnë këtë ditë të rëndësishme në historinë tonë, trashëgiminë, kulturën dhe kontributet që shqiptarë amerikanët kanë bërë në këtë qytet të madh”, tha këshillatri Mark Gjonaj.

Ceremonia e shënimit të 107 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u hapë me me këndimin të dy hymneve kombetare, himni i SHBA-së, Republikës së Shqipëris nën interpretimin e këngëtarve shqiptar.

Ceremoninë e përshëndeti edhe ambasadoria e Shqipërisë në Uashington Floreta Faber.

Bekimin e kësaj ceremonie e kryen Dom Pjetër Popaj dhe Imam Edin Gjoni.

Ata mbasi u lutën për këtë ditë të shënuar, falënderuan për këtë nderim, Bashkin e qytetit të Nju jorkut, ndërkohë që e vunë theksin e tyre në rëndësinë e madhe te shpallja Pavarësisë së Shqipërisë.”12 Nëntori i vitit 1912, thanë ata jo vetëm që realizoi ëndrrën qindravjeçare të popullit shqiptar, për liri e pavarësi, por tregojë se shqiptarët nuk mund të duronin më robërin e perandorisë turke”.

Fjalimet e oratorve në foltoren e ceremonisë u ndoqën me vëmendje nga ana e të pranishmëve dhe u përcollën shpesh herë me duartrokitje të forta. Ajo çka ra në sy gjatë kësaj ceremonie, ishte atmosfera e bukur festive që përjetuan, rreth 370 pjesëmarrës në sallën e mbledhjeve të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut.

Kremtimi i Ditës së Flamurit – Pavarësia e Shqipërisë në Bashkinë e Nju Jorkut, zhvillohet dekadat e fundit, në mënyrë zyrtare në Bashkinë e qytetit, e cila është bërë me nismën e veprimtarve të komunitetit, dhe disa miqve të shqiptarve anëtar të këshillit bashkiak të Nju Jorkut.

Ndërkaq, me një rotacion grupet e fëmijëve të komunitetit me kostumet e foklorike, dalin e këndojnë e vallëzojnë në Bashkinë e Nju Jorkut në këtë ceremoni.

Mbas Grupit “Rozafati” nga Qendra “Nëna Tereze” e Kishës Katolike”Zoja e Shkodrës”, me koregorafe Agjelina Nika, si dhe Grupi “Eposi” të Kenektiket, kësaj radhe organizatori kishte zgjedhur femijët e shkollës shqipe në Staten Island, “Albalife”, të cilët preformuan veshur me kostumet e bukura e shumë ngjyrëshe popullore të jugut të Shqipërisë, dhe të Tropojës, e Kosovës,duke kërcyer valle popullore në mes të sallës së Bashkisë së Nju Jorkut.

Kostumet, muzika dhe lëvizjet elegante sollën emocione të bukura në këtë aktivitet të pazakontë organizuar nga Mark Gjonaj me ndihmën e disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Pas ceremonisë pati një pritje shoqëruar edhe me ushqime traddicionale të gushinës shqiptare.

Kjo ceremoni u zhvillua për nder të 107 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë – Ditës së Flamurit , dhe solli edhe nji here aq bukur në Bashkinë e Nju Jorkut forcën dhe dinjitetin e një diaspore që mban lidhje të forta me vendlindjen. Lidhje që nuk mund të shuhen asnjëher dhe do të mbahen gjallë nga ky komunitet me kontribut të madh kombëtar.


Mark Gjonaj anëtar i këtij këshilli bashkiak, pa tjetër jep ndihmën së bashku me disa anëtarë të tjerë të këtij këshilli, dhe vet komunitetit shqiptaro-amerikan duke luajtur keshtu një rolë të rëndësishëm në shënimin e kësaj feste në këtë bashki.

Shqiptarët, në këtë feste ashtu si dhe në festimet e tejra erdhën të entusiazmuar, të gëzuar, krenarë më shumë se kurrë, për të treguar se janë të integruar poltësishtë, dhe këtë atë e treguan edhe mbrëm me këtë veprimtari edhe vitalitetin e tyre shqiptar, treguan vlerat kombëtare dhe identitetin e tonë kombëtar.

“Duke orfuar shpirtin shqiptar kudo që takoheshin në Bashki, miqësi, dashuri dhe respekt, për të gjithë zyrtarët e bashkisë së Nju Jorkut, që ishin të shumtë në këtë eveniment historik, si zyrtar amerikanë me origjinë italiane, gjermane, irlandeze , spanjole, kinezë, aziatikë dhe afro-amerikanë,etj”.