Ishte njëherë një mbret. Ky mbret kishte një këshilltar, i cili ndonjherë e mërziste me mirënjohjen e tij.

Një ditë mbreti po coptonte me një thikë të madhe një arrë kokosi kur fluturoi papritur pranë tij një zog. Mbreti u frikësua dhe preu gishtin. Mbreti bërtiti nga dhimbja dhe zemërimi dhe menjëhrë shkoi te këshilltari për t’i treguar këtë fatkeqësi.
-“Kjo ështe e mrekullueshme,” – thirri këshilltari.
-“Më fal?” – Pyeti mbreti tërësisht i habitur.
-“Epo, – unë them se kjo fatkeqësi është një bekim.”

Mbretit i mjaftoi kaq. Ai e hodhi këshilltarin në një pus të thatë dhe vendosi të kthehej në kështjellë. Gjatë rrugës, një bandë kryengritëse po kërkonte një sakrificë njerëzore për zotin e tyre, kështu që sulmuan mbretin. Kur banditët e pyllit panë se mbreti kishte humbur gishtin, ata thanë:
“Jo, nuk mund ta përdorim si viktimë. Perëndia ynë pranon vetëm trupa krejtësisht të paprekur.” Dhe ata e lanë mbretin të shkojë.

Mbreti u gëzua. Atëherë ai u kujtua se kishte vepruar keq me këshilltarin e tij. Kështu u kthye dhe mori këshilltarin nga pusi. 
“Ju lutem më falni për hedhjen në pus,” – tha ai, duke i treguar se çfarë i kishte ndodhur.

-“Nuk ka arsye për të kërkuar falje, mbreti im. Ishte një bekim që më hodhe në këtë pus!”
– “Por si mund të shihni diçka të mirë edhe këtu?” – Pyeti mbreti. 
– “Epo, nëse nuk do të isha ulur këtu në pus, banditët do të më merrnin si viktimë!”

Burimi: Akropoli i Ri