Kiço BLUSHI(1943). Dramaturg, shkrimtar, skenarist, publicist. Lindi ne Korce, me 23 gusht. Kreu studimet e larta per Gjuhe dhe Letersi ne Universitetin e Tiranes dhe nisi pune prane Televizionit shqiptar (1966). Gati per 20 vjet (1968-1986) punoi prane redaksise se filmit artistik ne kinostudion “Shqiperia e re”*. Nje kohe te gjate ka punuar ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve*, kryeredaktor ne revisten “Nendori”, ndersa pas viteve ’90 u perfshi edhe ne politike si deputet i Kuvendit Popullor. Ka botuar tregime, romane, drama, skenare filmash etj.

K. Blushi ka shkruar nje numer te konsiderueshem skenaresh per filma artistike e dokumentare, disa syresh te nderuar me cmime. Me skenarin e filmit Beni ecen vete, 1975, nis rrugen e suksesit. Me idene e bukur te njohjes se jetes qysh i vogel dhe nevojen per atmosfere sociale e solidaritet, per imagjinate dhe fantazi “realiste” te moshat feminore, sikurse edhe fillimit te nje procesi te natyrshem dhe organik ne edukimin e tyre, perfshi humorin e kendshem dhe veshtrimin “feminor” ndaj dukurive, e kane bere kete film nga me te pelqyeshmit ne llojin e vet, fitues edhe i kupes se Festivalit te pare te Filmit Shqiptar.

Pas ketij filmi shkroi dy skenare interesante: Pylli i lirise, 1976, me alegorine e kalit te lire ne pyllin e lire qe kapet prej heroit (nenkupto njeriut te lire) dhe rikuptimesimit te sforcuar pasketaj ne rrafshet jo vetem simbolike, por edhe politike te luftes clirimtare; Toke e pergjakur (bashkautor me Nexhati Tafen*), 1976, nrt triptik jete ku pozicionet shoqerore per pronen ndryshojne nga i poseduar ne posedues, nga i poshteruar ne njeri te lire, ndonese konceptimi vuan nga modelimet estetike te realizmit socialist. Ne vitin 1978 K. Blushi shkroi skenarin e filmit Koncert ne vitin 1936.

Filmi cmohet nder arritjet me te mira te autorit dhe fale nje subjekti interesant me qender koncertin vokal te kengetares se njohur Tefta Tashko Koco, jep nje tablo sarkastike plot shpoti, humor e ironi ndaj administrates kinse “perendimore” te periudhes se monarkise si dhe politikaneve te korruptuar. Ne shtepine tone, 1979, nderuar me Cmimin e Vecante ne Festivalin X Nderkombetar te Giffonit (Itali), sjell nje reliev liriko-poetikme qender dashurine, tejkalimin e paragjykimeve dhe kuptimin e drejte te lirise se zgjedhjes.

Filmi historik Nentori i dyte (bashkautor me Dh. Shuteriqin), 1982, permes rrugetimit te Ismail Qemalit nga Durresi ne Vlore per shpalljen e pavaresise se Shqiperise, me 28 nentor 1912, pasqyrohet atmosfera e kohes, veshtiresite e hasura, madherohet akti sublim i I. Qemalit dhe i atdhetareve shqiptare si nje akt mbarekombetar, duke krijuar me tutje metaforen e Lirise si qellim i shenjte.

Skenare to tjere per filma artistike: Cifti i lumtur (bashkautor skenari me Piro Milkanin* dhe Bik Pepen*) 1975, Nje nate pa drite” 1981, Nje telegram, nje kenge 1982, Militanti 1984, Nxenesit e klases sime 1984, Gabimi, 1986 etj. K. Blushi ka shkruar gjithashtu mjaft skenare per filma dokumentare, si: Cirku yne, 1971, Festa e madhe, 1972; Arti i gdhendjes ne dru, 1974; Gjuhe qe nuk vdes, 2002 etj.

Ne gjinine e filmit vizatimor shkroi skenaret: Shoferi i vogel, 1977; Veth ne vesh, 1982 etj. Si dramaturg u be i njohur me dramat catia e te gjitheve, 1969, ku ne nje situate emergjence pas termetit, perpos entuziazmit te te gjitheve per tejkalimin e veshtiresive, atakon edhe shfaqjet e qendrimeve negative e keqadministruese; Midis dy njerezve, 1972, ku, fale nje situate te konvencionalizuar, me ballafaqime pikepamjesh midis tre cifteve lidhur me kuptimin e dashurise dhe te marteses, ai afirmoi prirjen per nje menyre disi ndryshe te veshtrimit dhe konceptimit te struktures dramatike si njesi formale,

duke nderkallur elemente te reja te karakterit refleksiv, si dhe nje prani me te madhe te modelimeve te natyres simbolizuese e metaforizuese; Lezja, 1975, drame me qasje dhe nje shtyse kronikale dokumentarizuese, per emancipimin e gruas dhe pjesemarrjen e saj ne profesione te veshtira, si ai i shoferit te kamionit, e pleksur edhe me situata humoristike e nje konflikt te paradhene mendimesh e qendrimesh; Tragjedia e fundit e Deas, 1979, drame qe ve ne qender intelektuale e atdhetare shqiptare, te cilet, per te mbrojtur vlerat dhe monumentet e kultures se lashte te popullit te tyre, pranojne deri edhe te sakrifikohen me qellim qe ato mos te grabiten tinezisht, ose me dhune nga pushtuesit dhe emisaret e tyre veshur me titujt e arkeologeve./Aktoret Shqiptare