Dikur një dijetar i dha nxënësit që e kishte edukuar vetë një gurë shumë të ndritshëm dhe i tha: “Bir! Merre këtë dhe tregojua tregtarëve që të dalin para! Pyeti ata se sa para japin për të! Por, kurrsesi mos e shit, dhe në fund sille këtu! Ti vetëm shiko se çfarë do të të thonë! Pastaj eja te unë dhe më trego!”

Nxënësi në fillim hyri në një dyqan ushqimesh dhe e pyeti dyqanxhiun: “Sa e blini këtë?” 

Dyqanxhiu iu përgjigj: “Për këtë mund të të jap vetëm një mijë lekë.” 

Pastaj nxënësi shkoi te dikush që bënte samarë. Samarxhiu i tha: “Për këtë mund të të jap dhjetë mijë lekë.” 

Pak këtij, nxënësi shkoi te një argjendar. Kur argjendari e pa gurin që nxënësi e kishte në dorë, u hodh nga vendi dhe e pyeti: “Sa lekë do për këtë?” Kur nxënësi i tha se nuk mund ta shiste, argjendari iu përgjërua duke i thënë: “Ju lutem ma shisni mua këtë! Do t’ju jap dyqanin dhe shtëpinë, madje edhe tokat e mia.” 

Nxënësi u kthye te dijetari. I habitur ia tregoi atij të gjitha ato që i kishin ndodhur. Dijetari, duke e parë që nxënësi nuk po e kuptonte dot situatën i tha: “Kimetin e një gjëje e di vetëm ai që ia di vlerën asaj. Ky gurë është i çmueshëm vetëm te ai që ia di vlerën. Në jetën e çdo njeriu patjetër që ka argjendarë që e dinë, e ndjejnë dhe e kuptojnë vlerën e tij…”

Burimi: IslamGjakova.net