Nga Ergys Alushi

Me dekret nr.4886 të datës 28 shtator 1971, Presidiumi I Kuvendit Popullor do t’i jepte titullin “Hero i Punës socialiste” teknikut kinez, Çan Pao Y, i cili kishte vd, ekur në krye të detyrës në territorin e Shqipërisë. Ngjarja do të bënte bujë për kohën e do të përcillej në të gjitha faqet e gazetave të vendit. Në lidhje me ngjarjen, dy partitë respektive do të vendosnin së bashku për të gjitha ceremonitë që do të kryheshin për nder të kinezit që vdiq në krye të detyrës. Bashkë me ceremonitë, propaganda komuniste e kohës do ta përdorte vd, ekjen si një shembull të sakrificës së lartë që duhet të ndjekin të gjithë komunistët e vërtet për ndërtimin e socializmit. Aq e madhe ishte kjo propagandë sa në shtypin e kontrolluar, u fol shumë për rrethanat e vd, ekjes, duke i kushtuar më shumë vend e faqe citateve për internacionalistët e të gjithë botës dhe ndërtimin e socializmit.

Por çfarë kishte ndodhur? Cili ishte shkaku i vd, ekjes së teknikut kinez?
Përse akti që i shkaktoi vd, ekjen u konsiderua si heroik dhe në mbrojtje të shokëve shqiptarë

Njoftimi i Ministrisë së Ndërtimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Radio – Televizionit shqiptar.

Më datën 27 shtator 1971 ra në krye të detyrës duke drejtuar punimet për ndërtimin e antenës së stacionit Qendror të Televizionit shqiptar, tekniku i shquar kinez, Çan Pao Y, brigadier i montimit të antenave”

Puna në Shqipëri e teknikut kinez

Çan Pao Y, u dërgua në Shqipëri nga Qeveria e Kinës në vendin tonë për të kontribuar në ngritjen e radiostacioneve të fuqishme në Shqipërinë komuniste të kohës. Skuadra për ngritjen e antenave e drejtuar prej tij u nderua për dy vite me radhë në Kinë me titullin “katër të mira”, ndërsa ai vetë ishte një punëtor me “pesë të mira”, tituj që jepeshin në Kinë për punëtorët e dalluar. Ai punoi për 28 muaj me radhë së bashku me shqiptarët për detyrën që iu ngarkua. për ngritjen e Stacionit qendror të televizionit Shqiptar. Më 27 shtator 1971, në prag të festës kombëtare të Kinës 22 – vjetorit të shpalljes së R.P. të Kinës, duke drejtuar punimet për ngritjen e antenës, i përfshirë nga kujdesi dhe preokupacioni i madh për mbrojtjen e jetës së shokëve të tij të punës shqiptarë dhe kinezë, ai ra në krye të detyrës duke dhënë jetën për ndërtimin e stacionit qendror.

Kush ishte Çan Pao Y

Shoku Çan Pao Y kishte lindur më 15 qershor 1936 në një familje të varfër fshatare në periferinë e qytetit të Pekinit në Republikën Popullore të Kinës, anëtar Partisë Komuniste të Kinës, aktivist për studimin e veprave të shokut Mao Ce Dun, punëtor i dalluar i antenës. Ai kishte marrë pjesë dhe në Revolucionin e vitit 1954. Gjatë 17 vjetëve, ai kishte qenë në të gjitha punimet e kryera për vendosjen e antenave në të gjithë territorin e Kinës, duke u kthyer në një nga teknikët model e shembull të punëtorëve kinez.

Dekret për dhënie titulli 

Në mbështetje të nenit 58, pika 8, të Kushtetutës; Me propozimin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë; Presidiumi I Kuvendit Popullor të Shqipërisë, I jep titullin «HERO i PUNËS SOCIALISTE” shokut Çan Pao Y (pas vd, ekjes, me këtë motivacion: Shoku Çan Pao Y specialist i shquar në ngritjen e antenave të radios dhe televizionit, dha jetën e tij gjatë punimeve për ngritjen e antenës së stacionit qendror të televizionit shqiptar, duke u kujdesur me një vëmendje të veçantë për ruajtjen e jetës së shokëve tij dhe të shokëve shqiptarë që marrin pjesë si shokë armësh në këto punime. Shoku Çan Pao Y ishte një bir besnik i popullit kinez dhe i Partisë së lavdishme Komuniste Kineze; ai u edukua me idetë e mëdha të kryetarit Mao Ce Dun, me frymën e lartë të internacionalizmit socialist dhe të miqësisë së pavd, ekshme ndaj popullit shqiptar. Ai ka marrë pjesë në ngritjen e antenave të stacioneve të radios dhe ndërlidhjes që kanë ndërtuar në R.P. të Shqipërisë Kinës me ndihmën e internacionalistëve të R.P. të Kinës dhe është dalluar gjithnjë për ndërgjegje të lartë në punë. Ai ishte një shok i palodhur, guximtar e i vendosur që frymëzoi me shembullin e tij shokët shqiptarë në punën e tyre. Ai dha një kontribut të çmuar në fushën e rritjes dhe të zhvillimit të mjeteve të propagandës në R.P. të Shqipërisë, në luftën tonë të përbashkët kundër imperializmit dhe revizionizmit, për miqësinë e pathyeshme midis popullit shqiptar dhe atij kinez, për fitoren e pashmangshme të revolucionit. 
Tiranë. më 28-9-1971 Nr. i dekretit 4886.Kryetari Haxhi Lleshi Sekretari Bilbil Klosi 

Dorëzimi i dekoratës

Të premten e datës 1 tetor të vitit 1971, Presidiumi I Kuvendit popullor në bashkëpunim me ambasadën e Kinës në Tiranë, organizuan ceremoninë për dorëzimin e dekoratës që i ishte dhënë pas vd, ekjes brigadierit kinez të antenave, Çan Pao Y. Në ceremoni do të merrte pjesë që nga kryetari i Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Haxhi Lleshi, zëvendës/kryeministri Spiro Koleka, ministra e deri tek drejtori i përgjithshëm i radio-televizionit shqiptar, Thanas Nano. Nga pala kineze ishte ambasadori i Kinës, Liu Xhen Hua dhe shtetas kinez që ishin të pranishëm në Shqipëri, duke punuar në shumë sektorë të vendit. Pas fjalimit të Haxhi Lleshit për miqësinë e pathyeshme shqiptaro-kineze, ndërtimin e socializmit në të dy vendet e aktin heroik të teknikut kinez, e mori fjalën ambasadori kinez, i cili ndër të tjera tha : “Dhënia e titullit “Hero i Punës socialiste” është një shprehje tjetër e gjallë e konkrete e miqësisë së madhe revolucionare midis dy partive, dy vendeve dhe dy popujve të Kinës e të Shqipërisë,..”

Festa e Republikës së Kinës shmangu ditën e zisë kombëtare

Vd, ekja aksidentale në krye të detyrës e teknikut kinez përkoi me 22 vjetorin e Republikës Popullore të Kinës. Aktivitetet për këtë ngjarje në Tiranë do të ishin të shumta e të planifikuara e përgatitura kohë më parë. Ato nuk do të ishin vetëm në Tiranë, por në shumicën e qyteteve të vendit. Për shkak të festës dhe atmosferës festive që përgatitej për këtë festë, për të treguar miqësinë e madhe e besnikërinë e pashoqe, u vendos që të mos kishte asnjë ditë zie për kinezin që vdiq për ndërtimin e stacionit qendror të antenave të Radio Televizionit Shqiptar. Pasditen e dhënies së dekoratës, në pallatin e sportit “Partizani” në prezencë të autoriteteve të larta shtetërore e trupit diplomatik të ambasadës kineze u dha një koncert festiv për punonjësit e kryeqytetit nga trupa e baletit e R.P. të Kinës. 

Burimi: Telegraf.al