Shqipëria e vogël, ka fatin e madh të jetë e pavd, ekshme: Të padiskutueshëm në vlera, artistët shumëdimensionalë nuk i kanë munguar kësaj “pjesëze” të vogël mu në gji të Evropës… Ata mbeten krenaria dhe shpëtimi i këtij vendi të vogël, kontradiktor; po ata, nuk reshtin së ngrituri në piedestal, vlerat vërtet të rralla të këtij populli të trazuar nga historia. As pas vd, ekjes, sepse historia, arti dhe letërsia nuk kanë kohë… 

Mjeshtri Ibrahim Kodra shpallet misionar dhe ambasador i paqes në SHBA. Ditët e fundit, Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet (DMPP), Akademia e Paqes Globale (AUGP) të Kombeve të Bashkuara, Misioni Diplomatik Amerikan për Paqe Botërore (ADMËP), i Shoqërisë Diplomatike Shën Gabriel (DSSG) dhe Universitetit të Kombeve të Bashkuara për Paqe Globale (UNUGP), i akorduan Mjeshtrit Ibrahim Kodra, Titullin e Merituar “Ambasador nderi i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet” (Pas vd, ekjes). Nderimi iu bë me motivacionin si piktor madh, i njohur ndërkombëtarisht në shërbim të Paqes Sociale dhe Prosperitetit Social. Si dhe për angazhimin e madh dhe kontributin e çmuar në Arte, për frymëzimin e patriotizmit dhe bashkëveprimit ndërkomunitar të paqes.

I dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, si Ambasador i Kulturës Shqiptare, si misionar Global i Paqes dhe Ambasador Nderi i DMPP, si filantrop, e udhëheqës i vetësakrifikuar dhe nxitës i misioneve që sjellin paqe dhe begati për gjithë njerëzimin, Ibrahim Kodra tashmë është Lu, ftëtari i Paqes.

Për shumë vite ai ka kontribuar në paqen sociale në Shqipëri dhe në mbarë botën, duke ofruar mbështetje sociale, edukative dhe humanitare. Ka dhënë kontribute në fushën e artit, edukimit, patriotizmit, lirisë nga diktatura. Nderimi iu bë me konsideratën më të lartë nga Guvernatori DMPP, Dr. Shefki Hysa; Krishan, Ambasador Nderi I ADMËP, Guvernator Ndërkombëtar i AUGP; Ambasador Prof. dr. Madhu. kryetar I AUGP-Patriak. Titulli i nderit, iu dha piktorit të madh me propozimin e Kryetarit të shoqatës kulturore “ Ibrahim Kodra të Ishmit z. Lulzim Bega. Ishin të pranishëm, përveç titullarëve të mësipërm edhe, Dr. Dylbere Dika, Drejtore e Përgjithshme e DMPP, Dr.Kristo Goci, Zëvendëskryetar i Komitetit Shtetëror te Minoriteteve, Prof. Dr.Sulejman Abazi Gjeneral i Paqes, Zotëria Asllan Mazreki, Gjeneral i Paqes, Kolonel Zaho Golemi, si dhe Misonarët e Paqes: Dr. Idriz Balani, Veli Myftari, piktori Sulejman Prenjasi dhe shumë personalitete të Artit, Kulturës dhe Shoqërisë Civile Shqiptare! Bashkëfshatarë dhe intelektualë të nga Durrësi, Ishmi dhe Tirana, miq dhe të afërt të Mjeshtrit Kodra.

Në më shumë se 30 shtete, janë shënuar filma dhe dokumentarë për mjeshtrin shqiptar, i cili është “Qytetar Nderi” në shumë qytete të Italisë dhe botës, si në Gjermani, Francë dhe deri në Tokio.

Çmime dhe trofe të panumërta, nga e gjithë bota. Midis tyre edhe medalja “Milanezi i Artë’’ që ia dorëzoi Kryetari i bashkisë, Gabriele Albertini, në konkursin kombëtar për arkitekturën. Mjeshtrin, studentin e quajtur “Ylli i Breras” në akademinë ku studioi në Milano, e preokuponte gjithçka. Edhe betonizimi i qyteteve ku është shumë vështirë të banohet.

Si e përshkruante vendlidjen, mjeshtri Kodra:

-Kam lindur në Ishëm, unë. Jam ishmak. Ishmi është afër Durrësit e Tiranës. Nga kodra e Ishmit, shihet Tirana, Durrësi, Lezha, Mamurrasi, Kruja dhe një pjesë e mirë e detit Adriatik, deri në Ulqin e më tej. Është vend i bukur, apo jo? Kështu fillonte biseda dhe prezantimi me të panjohurit, qofshin ata artistë të mëdhenj, apo personalitete të larta të vendit e të huaja, miqve dhe mikeve të tij të dashura, të cilave u fliste për nënën, Ishmin, rakinë, Arbërinë dhe kalanë madhështore të heroit legjendar, Skënderbeut!

Ishte mik i ngushtë i Pikasos, i cili bënte pjesë në shoqërinë e lartë të elitës franceze, ndërsa Kodra vinte nga një vend i varfër, i push, tuar nga fashizmi dhe nazizmi e më pas, prej komunizmit.

Burimi: Konica.al