Ishin vitet ’20. Këta fëmijë të vuajtur nuk dinin se ç’ishte loja me top e mbase edhe vetë loja. Të rritur në mjerim e skamje, nuk e kishin idenë e lojës së organizuar e garës sportive. Disa anëtare të Kryqit të Kuq Amerikan bënë ekipet e para me këta fëmijë.

Kjo foto i përket atyre ditëve. 
Ndoshta dikush prej tyre do të bëhej më pas futbollist i vërtetë, në klubet e para sportive shqiptare. KS Vllaznia u krijua më 1919 me nxënës; KS Tirana u krijua më 1920. Shoqata e Futbollit të Shqipërisë (FSF) u krijua më 1930 dhe u bë anëtare e FIFA-s më 1932; iu bashkua UEFA-s më 1954.

Futbolli lindi nga ëndërrat dhe gëzimi i më të varfërve kudobotë dhe sot është biznesi i më të pasurve.

Burimi: Thënie për shqiptarët