TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Të rinjtë e talentuar korçarë sollën në skenën e Teatrit të Korçës shfaqjen “Koncert në vitin 1936”.

Edhe pse jo aktorë profesionistë ata përcollën më së miri pasionin dhe dashurinë e tyre për artin, duke interpretuar në Teatër rolet e njohura të filmit që u xhirua më se ’40 vite më parë.

Kjo iniciativë solli shumë emocione në Teatrin e Korçës dhe u vlerësua nga artdashësit e qytetit juglindor.

Në rolin e këngëtares që në film mban emrin Donika, por që në fakt është e madhja Tefta Tashko Koço interpretoi Gloria Nure.

Batutat dhe pjesë nga filmi “Koncert në vitin 1936” që është vënë në skenë në vitin 1978 u risollën përmes kësaj ‘sprove’ skenike të të rinjve të talentuar.

/m.m/j.p/

Burimi: www.ata.gov.al