Etiketohej konjaku Ekstra. Por tregojnë se më shumë se gjysëm shekulli më parë, në Tiranë klientët e kafeneve hynin në lokal dhe pyesnin: ka konjak Korça? E kërkonin ku të mundnin. Ndërsa në një film shqiptar, kur diversanti I kapur nga Sigurimi kërkoi konjak Metaksa, I erdhi përgjigjia: edhe konjaku ynë I Korçës nuk bie më poshtë. Sepse kjo pije, po aq sa birra Korça, ka qënë e famshme sa u identifikua me vetë qytetin. Korça njihet si qytet I serenatave, por pa konjakun e saj që lagte gurmazin e ndizte shpirtin e sevdallinjve, zor se do të kishte aq frymëzime. Një burim I florinjtë me shije krejtësisht të veçantë, vinte nga prodhuesi I saj.

I famshmi dhe I mistershmi Theodhoraq Kondakçi. I cili ngriti që në vitin 1870 shtëpinë industriale të prodhimit të konjakut në Korçë. Një pasardhës e trashëgoi formulën dhe e ushtronte atë në Ndërmarjen Ushqimore.Thuhet se në periudhën e rregjimit komunist, I afruan priviligje, e joshën e ndoshta e kanosën, por nuk e tregoi formulën, sekretin e konjakut. Në Ndërmarjen Ushqimore Korçë, punonjësit përgatisnin gjithshka, por kur vinte momenti të hidhej esenca, Kondakçiu I nxirte të gjithë jashtë. Thuhet edhe se e përgjuan nga tavani, por nuk aritën të depërtonin deri te misteri I tij magjik. Kondakçiu nuk pati më jetë pas vitit 1963. Konjaku Kondakçi mbijetoi. I mistershëm, çudibërës. Trashëgimia vjen në ditët tona nga e bija, Fedra Kondakçi. E martuar në Fier, në vitin 1992 ajo ka hapur në këtë qytet firmën e prodhimit të konjakut.

Tani etiketohet si konjak Skënderbeu. Siç ka fituar Theodhoraq Kondakçi medalje ari në Selanik në vitin 1937, edhe pasardhësja Fedra Kondakçi është nderuar me çmim duke ja ritur vlerat këtij thesari të familjes. Ajo ka fituar kupën e artë në Paris për konjakun më të mirë në botë, mes 9500 kompanive nga 163 vende. Çmimi është dhënë nga Organizata Botërore e Cilësisë. Konjaku I Korçës, edhe pse tani burimor nga Fieri, mbart traditën e tij të florinjtë. Korça ka humbur ‘eksluzivitetin’ por jo famën e konjakut Kondakçi. /Korcareport.com