Nga Vepror Hasani

INTERNATI NR-1 (KONVIKTI) I LICEUT, SHTËPIA E XHAFER LUARASIT
Shtëpia e Xhafer Luarasit që shërbente si konvikt i liceut është shtëpia që shihni përballë, majtas. Më pas kjo ndërtesë do të bëhej shkollë dhe do të merrte emrin “24 Maji”, ndërsa sot në atë vend është ndërtuar gjimnazi “Themistokli Gërmenji”.

Ja çfarë shkruan “Gazeta e Korçës”, e enjte, 4 nëntor 1937:
“Internati i Liceut Kombëtar të Korçës, siç dihet, ndodhet pranë shkollës fillore mashkullore nr 1, te ura e Yqmetit të Vjetër.

Ndërtesa është pronë e trashëgimtarve të Xhafer Luarasit…”
Konvikti i Liceut drejtohej nga nëndrejtori Elmaz Ahmeti dhe kujdestar Aqif Selfo

INTERNATI NR 2 (KONVIKTI) I LICEUT, SHTËPIA E LYTFI ZAVALANIT
Shtëpia e Lytfi Zavalanit që shërbente si konvikti nr 2 i Liceut, është shtëpia që shihni në të djathtë të fotos. Shtëpitë e tjera të asaj kohe, sot nuk ekzistojnë

Ja çfarë shkruan “Gazeta e Korçës”, e enjte, 4 nëntor 1937:
“Nga shkaku i shtimit të tepër të numrit të internatistëve në 2-3 vjetët e fundit, është marrë edhe një ndërtesë aty pranë, kundrejt postës së vjetër, një shtëpi e mirë e Lytfi Zavalanit…”

Nga Vepror Hasani/Naishtedikur.info