Poezi nga Emiljano Vrapi
Kooperativë…
Në kooperativë, fillova punë
Jam e lumtur, o lumja unë
Çdo mëngjes, me gëzim shkoj në punë
Jam e lumtur, o lumja unë
E bëj normën, dhe pak më shumë
Jam e lumtur, o lumja unë
Punoj në mistër, punoj në grurë
Jam e lumtur, o lumja unë
Partia e punës, më gjeti burrë
Jam e lumtur, o lumja unë
Punoj në, vaditje – prashitje gjithë ditën në punë
Jam e lumtur, o lumja unë
Ulë kokën poshtë, prashis luledielli
Djersa më, vete lumë
Vjen nga mbrapa, ma rrasë brigadieri
Jam e lumtur, o lumja unë…

Emiljano Vrapi…