KOPRACI DHE ARI

Jetonte dikur një plakë i vjetër e koprac. Ai kishte një sasi monedhash ari të cilat i fshehu në një gropë nën disa gurë në kopshtin e shtëpisë së tij. Çdo ditë, para se të shkonte në shtrat, ai shkonte te gurët dhe numëronte monedhat. Ai e bëntë këtë çdo ditë, edhe pse asnjëherë nuk i kishte vënë në përdorim monedhat e tij.

Një ditë, një hajdut që e dinte zakonin e plakut të vjetër, priti derisa ai të futej në shtëpinë e tij. Pasi nata ra, hajduti shkoi në vendin e fshehtë dhe mori arin. Ditën tjetër, plaku zbuloi se thesari i tij ishte zhdukur dhe filloi të qante me zë të lartë.

Fqinji i tij dëgjoi thirrjet e plakut dhe pyeti se çfarë i kishte ndodhur. Duke dëgjuar historinë, fqinji pyeti:
“Pse nuk i ruajte monedhat brenda shtëpisë tënde? Do të kishte qenë më e lehtë për t’i përdorur kur do të duhej të blije diçka! “

“Të blija diçka ?!”, – tha i tronditur plaku – “unë, kurrë nuk e kam përdorur arin për të blerë ndonjë gjë. Kurrë nuk do të shpenzoj atë. “

Kur dëgjoi këto fjalë, fqinji i tij i hodhi një gur në gropë dhe i tha:
“Nëse është kështu, ruaj gurin. Është po aq i pavlerë sa dhe ari që ke humbur “.

ÇDO GJË QË NE KEMI KA ATË VLERË PËR TË CILËN NE E PËRDORIM. ASGJË NUK KA VLERË NËSE NUK DIMË TA SHFRYTËZOJMË APO PËRDORIM SI DUHET.

Burimi: Akropoli i ri