Korça ka qenë nismëtare e zhvillimit të arsimit, emancipimit dhe të kulturës në Shqipëri. Gazeta ‘’Lirija’’ në Selanik vë në qëndër të një shkrimi të saj arsimin në Korçë në kohën kur Petro Nini e motrat Qirjazi ishin aktivë në mësimin e gjuhës shqipe. Si shumë aktivistë të arsimit në Shqipërinë e viteve të para të shekullit XX, ku rreziku vinte nga të gjitha anët ata punonin me shpirt për të ngritur një shoqëri të emancipuar dhe larg dogmave. Shkrimi thekson mënyrën e programit të shkollës dhe të organizmit të provime.

”Provimet e Shkollave Shqipe në Korçë”

Në dhjetë të qershorit salloni ndë shkollët të çupavet që plot me dëgjonjës, të cilët padurim po prisnin të nisej programi.

Djemtë njëri pas tjatrit dilnin ndë plotform, cili me vjersha, cili bukur thënë. Ndër mest të vjershavet, dhiallogevet edhe mësimevet gëzuan veshët e dënjonjësvet me këngë fot të bukura. Të gjithë dëgjonjësit mbetnë shumë të kënaqur, edhe kaqë më tepër kur dëgjuan se shkolla kish mbajtur vetëm 6 muaj edhe gjithë nxënësit kishin nisur abeja.

Veç mësime të ndryshmë ndë gjuhën shqipe, si këndim edhe shkronjëtore, botëshkronjë e të tjera nxënësit kishin bërë një mbrothësi të çuditçme dhe ndë gjuhërat të huaja tyrqisht, anglisht edhe frëngjisht. Dëgjonjësit kupëtuan se kjo brothësi mundej të bëhej vetëm duke patur për themel gjuhën e vet, gjuhën shqipe. Dëgjonjësit qenë të zgjedhur, edhe shumë nga nënpunësit edhe nga oficerët, të cilët mbetnë fort të kënaqur nga tërë provimet.

Një nga nxënësit foli një fjalë tyrqisht, ndë të cilën tregoi se sa më e lehtë është për një shqiptar të mësonjë gjuhën zyrtarisht tyrqishten, duke mësuar më parë gjuhen e vet. Zoti Petrua një nga mësonjësit, më ndë funt foli një fjalë shumë të mirë për mbi themën ‘’Nevojën e madhe që kemi për shkolla shqip ndë Shqipëri’’

Që të bëhej një provim i këtillë një program i zgjedhur mësojësit z. N. Naçi. Petro Nini, Sami Beu duhet të kenë punuarë shumë. I urojmë nga zëmëra edhe iu dëshërojmë mot më mirë.

Ndë funt u bë një shënim se këtë që pati sot, është vetëm pesë, gjashtë muajve, ndënë mundime të mëdha, pa vivlla dhe pa lehtësira shkollare, po në doni të shikoni se ç’munt të bënjë gjuha shqip, ejani nesër gjithë në këtë kohë edhe do të dëgjoni provimnë të vashavet.

Mbë 11 të qershorit, ora përpara kohës që do nisej provimi i vashavet, salloni edhe të dy odat edhe vëndi pranë shkallës gjysmë të oborit qe plot me dëgjonjës edhe shumë kishin ikur se s’kish vënt për ta.

Dëgjonjësit qenë prej të zgjedhuri ndë Korçë, zonja zotëronj, bejlerë edhe efendilerë, të varoshit edhe të kasabasë.

Drejt mbë 8 të orës pas darke provimet u hapnë me një falje edhe me këngë. Pasandaj nisi një radhë vjershave edhe dhoallogëve edhe këngë që jo vetëm ata që s’kanë dalë jashtë Korçës, po edhe ata që kanë dalë kurbetit, rallë kanë para të tilla provime. Ajo gjë iu ipte shijë, që se gjith këto bukurira flitëshin ndë gjuhë shqip. Gjuha shqip e varfërë edhe e papërpunuar thomi, po qysh munt të mësojnë mësime të larta dhe gjith ato bukurira ndë gjuhë të varfër. Gjuha ësht’e varfër për ata që s’e kanë mësuar, po jo edhe për zonjën s. Qirias që mbajti një fjalë diturije ndë atë gjuhë të bukurë.

U lumtë bijavet shqiptarka, si edhe zonjavet mësonjëse për ato gjërra që pam’e dëgjuam. Dëgjonjësi që ndë krye e gjer ndë funt po ndigjonin me një interes të math edhe përpiqnin duartë me gjithë zëmërë ndë funt të çdo pjese.

Këngët qenë fort të bukura, i lumtë zonjës S. Qirias edhe se motrës z. Parashqevi Qirias që kish ndihur ndë të zgjedhurit sikundrë edhe shqipëruarit e kënkëvet. U kënduanë nja dy fjalëlidhje nga më të mëdhatë çupa, se shkolla s’i ka bërë papagalë, po i ka bërë çupat edhe të mentojnë për vethe.

Fjal’e funit që fjala e zonjës S. Qirias mbi themën ‘’Dituri’’. Mendimet edhe fjalët qenë fort të zgjedhura, duke dëgjuar atë fjalë, çdo njeri ndien se fëmijt janë ndë duar të zonja të udhëheqin jetën të fëmijës […]

Shqipëria është plot me njerës diamantë, po sit rinë mbuluar të paditjes. Shkolla edhe vetëm shkolla do t’i ngjallnjë ata. Nder e lavdi atyrevet që punojnë për të ngjallurit të kombit shqipëtar. Provimet mbajtnë gjer tri orë e më mirë, po programi që kaqë i interesaçim, sa as dëgjonjësit nuku ndienë si shkoi koha. Duke dalë, shumë u zotuan të dërgojnë mot çupat e tyre ndë atë shkollë.

Kjo është e para edhe e vetëma shkollë për çupa ndë Shqipëri, urojmë nga zeëmra jetë të gjatë edhe mbrothësi.

Burimi: Konica.al