Në ditët më të vështira të Shqipërisë, ku tërmeti ka marrë 27 jetë, Kosova është solidarizuar menjëherë me ndihma të paçmuara.

Qeveria e saj nisi menjëherë trupa të specializuar për kërkim-shpëtimin e personave që ndodheshin nën gërmadha, ndërsa menjëherë të gjithë shqiptarët e Kosovës nisën grumbullimin e ndihmave për banorët e prekur.

Ndërkohë nuk kanë mbetur pasiv as Prodhuesit e Kosovës të cilët kanë nisur drejt Shqipërisë mbi 200 ton ushqime dhe produkte sanitare si dhe mbi 1 mijë dyshekë.

Në facebook Astrit Panxha ka postuar një video ku kamionë të tërë janë nisur drejt Shqipërisë.

Deri më tani numërohen 27 vi, ktima nga tërmeti me magnitude 6.4 i shkallës Rihter si dhe janë pl, agosur mbi 650 të tjerë. Nga ekipet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë nga rrënojat gj, allë 45 persona të cilët janë dërguar në spitale për trajtim mjekësor.

“Ush, tria e Prodhuesve te Kosoves, ndihma per vllezerit dhe motrat e Shqiperise. Kontigjenti i pare me ndihma nga Klubi i Prodhuesve te Kosoves, Devolli Group, M Sillos, Comodita, Frutex, Fluidi, Rugove dhe Flutra. Mbi 200 ton me ushqime dhe produkte sanitare + mbi 1000 dyshek”, shkruan Panxha në Facebook.

Burimi: Infoshqip.com