Këngë nga festivali 22 i këngës në RTSH Muzika: Agim Prodani Teksti: Betim Muco, Dhjetor 1983

Përpara meje jeta pafund
Hapet e gjërë det dallgëshum’
Fjalë pas fjale, notë pas note,
Zjarrin e zemrës asaj ia fal.

Si rrjedhin ujërat nga lart në det,
Si e ngroh dielli tokën e vet’,
Ashtu dhe kënga zemrën sot ma nget.

Për lulen që çel, çdo ditë që agon,
Për çdo fllad të dashurisë.
Një foshnje që qesh, një plak që gëzon
Un’ këndoj.

Për yllin që ndrit dhe tok na bashkon
Për k’të fllad që sjell liria
Për vendin krenar, ku jetën jetojmë
Unë këndoj.

Pulsin e tokës zemra m’a ndjen
Çdo plis i saj mua më njeh,
I saj un’ isha, i sajun’ mbeta,
Burimin këngës aty ia gjej.

Si rrjedhin ujërat nga lart në det,
Si e ngroh dielli tokën e vet’,
Ashtu dhe kënga zemrën sot ma nget.

Për lulen që çel, çdo ditë që agon,
Për çdo fjalë të dashurisë.
Një foshnje që qesh, një plak që gëzon
Un’ këndoj.

Muzika Agim Prodani, Teksti Betim Muço
Kënduar në Festivalin e 22-të të Këngës në RTVSH, Dhjetor 1983