Eja o shoku ynë,
të kemi pritur..
Ti ç’ke që rri mënjanë
kaq i mërzitur?

Ësht’ një vajzë
që e dua shumë;
E ku ka më bukur..

Por largohet
sa afrohem unë;
S’qenka vajz’ por flutur..

Sot prapë nga dora ime
s’e mori zambakun;
Lot me ty or djalo, se ta di merakun.

Ajo ma prishi gjumin,
zgjoi ëndrrat e mia;
Mos ju ndaj or djalo,
s’të lodh kjo dashuria..

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe mbi majat e dashurisë…
Të lulëzojë ndonjë pranverë!

(refreni)
Ndaj, erdha përsëri,
ty të kërkova.
Kur dole në ballkon,
sa s’fluturova.

Me mua në një stol
erdhe u ule.
Unë të këndoja këngë,
ti mblidhje lule.

E çele buzën
si trëndafil.
Me synë e kaltër
shkrepe një yll..

-Mirë, -më thanë shokët,
ti qënke flutur,
ma bënë rininë
dhe më të bukur.

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe mbi majat e dashurisë…
Të lulëzojë ndonjë pranverë!
Të lulëzojë ndonjë pranverë!
Të lulëzojë ndonjë pranverë!