Det, o det
sa shumë ngjan me jetën tonë ti
Kaltëron
ti gjithmonë tek sytë e mi

Larg në det unë hedh vështrimin
si pulëbardhë shfaqesh ti aty
Deti kaltëron dhe valët
na i hedh ne pas në sy

Po i thotë vala bregut
eja, eja dhe më pranë
Ja një përplasje e lehtë
sa mijëra fjalë

Kur vjen vera buzë detit
(me moshën e rininë)
Më shumë i dhamë njëri-tjetrit
(me djemtë dhe kaltërsinë)

Mbrëmje e bukur ja po bie
(ja djemtë radhë-radhë)
Sonte ëmbël bie një kitarë
tutje bregu ledhaton një valë