Sonte më the: “Unë do vonohem.
Ti fli , por derën mos e mbyll.”

Dhe unë të prita deri vonë
dhe shok u bëra me një yll.

Befas herët m’u hap dera,
hyre ti më the “Erdhi pranvera.”

Ty edhe pranverën ju kam pritur
të më vini pa trokitur.

Ty edhe pranverën ju kam pritur
të më vini pa trokitur.

Si dy motra pranë më rrini;
ju të dyja veç një emër kini,

ndaj nga njëra tjetra s’ju ndaj unë;
s’di se kë dua më shumë.

Sot më solle ti edhe Pranvera
një lendinë të blertë tek dera…

(refreni)
Ty të shikoja dhe mendoja,
dhe zëri i zemrës si nje fllad më foli:
“Vertet kjo stinë ta dha emrin?!
Apo emrin ty ta mori?!”

Ty të shikoja dhe mendoja,
dhe zëri i zemrës si nje fllad më foli:
“Vertet kjo stinë ta dha emrin?!
Apo emrin ty ta mori?!”
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Befas herët m’u hap dera,
hyre ti më the “Erdhi pranvera.”

Ty edhe pranverën ju kam pritur
të më vini pa trokitur.

Ty edhe pranverën ju kam pritur
të më vini pa trokitur.

Si dy motra pranë më rrini
ju të dyja veç një emër kini,

ndaj nga njëra tjetra s’ju ndaj unë
s’di se kë dua më shumë.

Sot më solle ti edhe Pranvera
një lendinë të blertë tek dera…

(refreni)
Ty të shikoja dhe mendoja,
dhe zëri i zemrës si nje fllad më foli:
“Vertet kjo stinë ta dha emrin?!
Apo emrin ty ta mori?!”

Ty të shikoja dhe mendoja,
dhe zëri i zemrës si nje fllad më foli:
“Vertetë kjo stinë ta dha emrin,
apo emrin ty ta mori?!”

“Vertet kjo stinë ta dha emrin,
Apo emrin ty ta mori…
apo emrin ty ta mori…
apo emrin ty ta mooooooooooooriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii?!