U largove si një ëndërr,
doja të të shihja prapë.
Të thirra, gjethet u drodhën,
e dinin: ti ishe larg.

Ti s’më dëgjove jo kur unë
me mall në zemër ty të thirra,
veç një emër pëshpërisnin
ndjenjat e mia.

Nuk iu zemërova jo pranverës
për rrugët plot me gjallëri,
nuk e qortova dot jo
edhe pse s’të gjeta ty.

Ref: E dua stinën e pranverës
ashtu siç është me zëra plot.
Shëtis, shëtis në udhët e saj,
“Ku je?” një mall me zemrën lot.