Gapstow bridge in winter, Central Park New York City

Poezi e shkruar nga Ismail Kadare.

Stuhi dëbore në New York, avionët gjithë vonojnë.
Në qiejt lart diçka nuk shkon, dikush po mb. yt dikë.
Janë ernat ndoshta që s’meren vesh, radarët janë ner. vozë.
Një puç qiellor ka ndodhur ndoshta e ne nuk dimë asgjë.

Ne si përherë asgjë nuk dimë, ndërkaq në aeroporte
Në salla pritjesh gratë nxjerrin pasqyrëzat me ngut.
Parfumi i vënë qysh në mëngjes në trup të tyre shqetësohet,
Errësimi i ëmbël mbi pubis besimin prore humb.

Shtjellë dëbore. Rrokaqiejt ngjasojnë si të de, hur.
Do të besosh se e humbën peshën, si retë do ngrihen lart.
Ne si përherë asgjë s’kuptojmë, ne prapë drejt kr, imit rendim.
“Ah, ç’kohë e keqe!” përsërisim si papagaj të ngratë.

Avioni lejohet të zbresë më në fund.
Duke shkërbyer engjëjt flatron sërish.
Mbi rrokaqiejt shenjat e kryqit
Të zotin e presin të zbresë lartësisht.

Kurrkund në botë bujtësin e largët
S’e presin kaq dehshëm e me kaq bujë.
I varur humnershëm midis tokës e qiellit
Midisësi i madh dëgjon “alelujan”.

Vallë kujt i përket, ka plot dy mijë vite
Që enigmën e hershme s’e gjejmë ne dot.
“Ndorë të qiejve”, tha toka kur lart e ngriti,
“Ndorë të tokës” tha qielli kur e zbriti poshtë.

Ai mbeti në mes: shestimi ynë i thyer,
Ndërgjegja e vrarë, fluturimi që vd, iq.
Është vonë që qielli prapë ta tërheqë,
Është vonë që toka ta tretë në gji.

Është vonë për të gjithë… Ndaj na sheh pik, ëllueshëm.
Vdekjejetshëm tek mërzitet njeriu – hyjni,
Dëshmitar i një pakti, i një bese të thyer,
I ëndrrës sonë tra, gjike për qiellsi.

Qielli ngryset më shumë. Dyer makinash përplasen.
Ndriçimi që dita me ngut e tret
Shpejton të strehohet në gurë unazash,
E në qafa grashë në, Avenunë e Pestë.

Është ora e diamanteve. Në Blumengdale
Ngadhnjimi i tyre vezullon që larg.
Krenarë pa dyshim që vd, ekjen s’e njohin,
Ndonëse jetën gjithashtu s’e njohin aspak.

Qielli nxin. Ora jonë po bie. Nën pan, ikun
E kambanave të saj dyndemi gjithkund.
Te Rruga Dyzetedy, te kishë e Shën Patrikut
Ne apostujt, gjykatësit, judët e pafund.

Ecim nën ca shenja e shigjeta ndonëse e dimë
Se një rrugë veç njohim: atë që çon në mo, rt.
Të vetmin në botë që të dy kahjet i kishte
E mbytëm, e tani i themi: kthehu, Zot.

Kthehu, bir i Zotit, na trego drejtimin.
Zbërthena shenjat që s’i marrim vesh.
Humnershëm ai hesht e në vend të përgjigjes
Si drita semaforësh katër pl, agët i ndez.

Pushoi stuhia në New York, avionët me kohë mbërrijnë.
Në salla pritjesh s’ka më frikë, parfumet s’vuajnë më.
Atë që ndodhi sipër nesh, ne natyrshëm s’e dimë,
Çfarë u përmbys e çfarë u ngrit, ne prapë s’dimë asgjë.

Ne shohim veç emblema bankash nën qiellin e hirtë,
Ca “Dow Jones”, ca “Dax”, ca shifra që shfaqen si në makth.
E në kartat tona të kreditit kërkojmë pl, agët e Krishtit,
E shenjat tona, që mes shifrash e zerosh rrjedhin gj, ak.

Ne s’dimë ku i morëm pl, agët, ku ramë e ku u thyem.
Afatet tona ne s’i dimë, verdiktin aq më pak.
Ndaj n’aeroporte rendim prapë, me shpresë të gjejmë prapë qiellin,
Por tokë e rëndë nuk na lë, s’na lë e zeza në baltë.

Ne pjellë e saj, robër të saj, mbretër të saj të rre, më,
Gjer kur i themi do na mbash në kur, thin tënd të zi.
Ajo s’përgjigjet, veç në heshtje, ashtu siç gatit barin,
Për pabesinë tonë gatit ndë, shkimi tonë të ri.

Gapstow bridge in winter, Central Park New York City

Burimi: Kultplus.com