Cinari dhe Kroi Ballabanecit kanë një legjendë e histori mbi 630 vjeçare. Në arkivat e hershme të Perandorisë Osmane dhe Venedikut ky binom merrte një vlerë të veçantë si vend qëndrim i ushtrisë së Ballaban Pashës, gjatë betejës së ashpër të Albulenës, më 4 shtator 1457.

Cinari dhe Kroi Ballabanecit  i kanë qëndruar erozionit natyror dhe dëmtimeve të tjera  falë përkujdesjes së banorëve autokton fisi Alilam dhe Lama prej mëse 70 vitesh. Për këtë vepër historiko-kulturore janë kujdesur e investuar nga i ndjeri Qamil Lama, bashkëshortja Zyhraja, bija e valltarit dhe krutanit Hamdi Hyka.

Edhe sot Zyhraja  80 vjeçare e sheh përkrah të birit Arbërit duke sistemuar këtë vepër dhe i jep vlerë gjithë Krujës. Arbëri ka bërë një investim duke e kthyer këtë monument Kulture në atraksion që kushdo  vjen të vizitojë Kështjellën, më parë duhet të ndalet tek çinari dhe Kroi Ballaban Pashës aty ku realisht është fillimi I historisë së Skënderbeut dhe Krujës.

Bashkia Krujë dhe Institucioni mjedisor e kanë shpallur zonë të Mbrojtur Mjedisore çinarin dhe Kroin e Ballabanecit në Krujë.. Ata kanë mbështetur edhe pasusin e Dinastisë Lama,  Arbërin që ta kthejë këtë monument në model të përmasave Kombëtare. Turistët e huaj po vizitojnë Rrapin e qëndresës nga të gjitha kohërat dhe Kroin e Ballabanecit, falë dhe këtij investimi, e familjes Lama.

Ahmet Zani

Burimi: Kohajone.com